Një prej figurave ikonike të ekranit shqiptar Adi Krasta, prej disa kohësh zhvillon një emision në kanalin informativ News 24.
Ndryshe nga sa ishim mësuar ta shihnim, gazetari i njohur, nga spektakli u zhvendos në drejtim të politikës duke u orjentuar në një kah tjetër.
Pas 28 vitesh që kur u shfaq për herë të parë si “moderator i lindur” spektaklesh, Krasta po shpalos edhe “talentin” në intervistat politike.
Ndërkohë, prej disa ditësh ai po komentohet për një konfrontim fjalësh me ish ministren e Arsimit Lindita Nikolla ku i shprehu publikisht zemëratën me mazhorancën aktuale. Kjo është normale dhe çdo gazetar duhet të jetë kritizer ndaj ligjvënësve të cilët votëbesohen nga populli dhe duhet të përmbushin premtimet e tyre.
Mirëpo, nëse vemë re me kujdes i njëjti standart gazetaresk nuk u aplikua me dy të ftuarit e mëparshëm që ishin Ilir Meta dhe Sali Berisha.
Paçka se edhe ata janë përgjegjës për fytyrën që i kanë dhënë Shqipërisë këto 28 vite, Krasta në vend që t’i vendoste para përgjegjësive që duhet të mbajnë, zgjodhi që t’i prekte fizikish apo t’i jepte liri për ta ndërtuar intervistës si donin ata.
Ndryshe nga intervista me Nikollën, pyetjet ndaj Metës dhe Berishës ishin “limonata” të tipit:
“-A u pendove Dr.Berisha që më bëre gazetar?
-Vë re që kam nevojë të afrohem te ju, që t’ju prek me përgjigjen që dua.
-Kam idenë se më duhet të afrohem edhe pak, siç po shoh”
Më poshtë, një video ilustruese për tre standartet e përdorura nga Krasta, ku në dy rastet e para duket se i ka harruar disi normat e gazetarisë./TemA