Deputetët e Kuvendit i kanë kërkuar parlamentit të miratojnë rikthimi e imunitetit. Me ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit nuk mund të ketë procedim penal ndaj deputetëve nëse organi i akuzës nuk sjell prova bindëse para Këshillit të Legjislacionit. Gjithashtu është evituar edhe penalizimi monetar, pasi bojkoti do të konsiderohet si veprimtari parlamentare.
Shtatë vite nga heqja e imunitetit të deputetëve, në parlament ka nisur diskutimi për rikthimin e mbrojtjes me kushtetutë nga hetimi. PS ka propozuar ndryshimin e rregullores duke vendosur kushte ndaj prokurorisë. Me rishikimin e nenit 118 hetimi ose arrestimi i deputetit nuk mund të kërkohet pa paraqitur prova bindëse para Keshillit të Legjislacionit dhe Mandateve në Kuvend. Debat ky që u zhvillua dhe në rastin Sajmir Tahiri. Ky propozim ka hasur në kundërshtinë e deputetëve të opozitës.
Por Taulant Balla i kërkoi opozitës që të bëjë ndryshimet siç do dhe mazhoranca do ti votojë.
Një tjetër ndryshim favorizon bojkotet e partive, pasi sipas rregullores së re edhe bojkoti konsiderohet si veprimtari parlamentare.
Përsa i përket financimeve kreu i grupit të PS kërkoi një tjetër formulë shpërndarje të fondeve.
Propozimet për rregulloren e re ka 63 nene, ku 6 janë propozime të PS. 13 të PD dhe 24 reflektimi i IBA i Be si dhe propozime që kanë ardhur nga stafi i Kuvendit dhe nga Kushtetuta.
Por ky nuk është ligj privilegj por e drejta e çdo qytetari që të mos ndalohet dhe arrestohet me llogje prokurorësh në mungesë të plotë të provave dhe fakteve. Një e drejtë kushtetuese që palaçot e parlamentit që sot e duan për veten e tyre i’u a kanë mohuar me kohë qytetarëve me ligjet që kanë aprovuar.