Gjykata e Krimeve të Rënda përcaktoi sot përmes shortit trupën gjykuese për dosjen e Kelment Balilit i pagëzuar nga mediat greke si “Escobari i Ballkanit”. Do të jetë një treshe gjyqtarësh me kryesuese Flora Hajredinajn dhe dy gjyqtarë të tjerë Liliana Baku dhe Ardit Mustafai.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur katër akuza për Balilin; trafikimi të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrje në Grupin e Strukturuar Kriminal”, “Refuzim për deklarimin e pasurisë” pranë ILDKPI dhe “Pastrim i Produkteve të Veprës penale”.
Javën e kaluar Balili kërkoi gjykim të shkurtuar. Nëse ai shpallet fajtor për të gjitha akuzat dhe dënohet me 7 vite burg me gjykim të shkurtuar, atij i ulet 1/3 e dënimit. Klement Balili u vetëdorëzua në polici mesditën e 15 janarit pasi qëndroi për rreth 3 vite në arrati.