osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

BE trondit të korruptuarit, politikanëve e gjyqtarëve të përfshirë në afera do t’u sekuestrohen pasuritë, të rrezikuar dhe të ngelurit në veting

BE trondit të korruptuarit, politikanëve e gjyqtarëve të përfshirë në afera do t’u sekuestrohen pasuritë, të rrezikuar dhe të ngelurit në veting

Bashkimi Europian ka paralajmëruar dje se reforma në drejtësi nuk do të sjellë vetëm hetime për zyrtarët e korruptuar. SPAK dhe Byroja e Hetimit do të ngrihen shumë shpejt dhe pritet që të nisin hetimet në nivele të larta. Por ndërkombëtarët kanë kërkuar dje që politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar të kthejnë pas të gjitha paratë që u kanë marrë qytetarëve. Gjatë një konference për shtyp ambasadori i BE, Luigi Soreca tha se duhet të sekuestrohen pasuritë e paligjshme, për të parandaluar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ai u shpreh se BE është në pritje të vendimeve përfundimtare të sekuestrimit të pasurive, duke shtuar se kjo temë ka një rëndësi të madhe për hapjen e negociatave. “Konfiskimi i pasurive të paligjshme është i rëndësishëm në parandalimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Pa një veprim efikas, parandalues ndaj pasurive të paluajtshme rreziku që ekonomia legale e një vendi të sulmohet është shumë i lartë. Operacioni i konfiskimit të pronave të paligjshme në Shqipëri është në fillim dhe ne presim vendimet përfundimtare të konfiskimeve dhe po ashtu një sinjal të rëndësishëm të progresit që ky vend po bën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Jam këtu për të treguar rëndësinë që kjo temë ka për Bashkimin Europian”, tha ai.

Aksionet e policisë

Ambasadori i BE, Luigi Soreca tha se ka pasur operacione të rëndësishme kundër krimit të organizuar, duke shtuar se autoritetet shqiptare duhet të përmirësojnë aktivitetin e tyre, në sektorin e masave parandaluese. Ai tha se në qershor BE do të marrë vendim të rëndësishëm për hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke shtuar se prioriteti kyç janë rezultatet e arritura kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Ka pasur operacione të rëndësishme të policisë, tani duhet të vijohet edhe këto veprime të konsolidohen me vendime të rëndësishme. Është e rëndësishme që edhe autoritetet shqiptare të eksperimentojnë dhe të përmirësojnë aktivitetin e tyre në sektorin e masave parandaluese. Në muajin qershor të këtij viti, Bashkimi Europian do të marrë një vendim të rëndësishëm për negociatat me Shqipërinë. Një nga prioritetet kyç në bazë të së cilave ky vendim do të merret janë pikërisht rezultatet konkrete që Shqipëria do të arrijë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, u shpreh Soreca.

Të rrezikuarit

Deri më tani BE kërkonte që të niste lufta ndaj korrupsionit, por me rëndësi shihet dhe sekuestrimi i pasurisë. Por kush rrezikon dhe si do shkohet aty? Të rrezikuar janë së pari të gjithë zyrtarët që janë momentalisht në hetim. Sipas ndryshimeve ligjore, në momentin dikush hetohet për korrupsion, automatikisht nis dhe hetimi pasuror. Por me ngritjen e SPAK të rrekur janë dhe të ngelurit në veting. Askush prej tyre nuk e justifikon pasurinë dhe sapo të nisin hetimet, pritet të ketë dhe sekuestrime pasurie. Me ndryshimet që janë bërë në ligjin antimafia, hapet rruga e sekuestrimeve dhe për veprat penale të korrupsionit.

Elisjeda Kiko