Keni ndezur cigaren dhe keni thithur tymin e pare, në atë sekondë, helmi i saj hyn në gjakun tuaj dhe vazhdon të qarkullojnë nëpër organet tuaja jetësore.
Në videon e mëposhtme do të shihni sa dëm i bëni organizmit tuaj me thithjen e një cigareje të vetme. Sikur të dinit se çfarë u bëni me cigare mushkërive, zemrës dhe trurit tuaj, nuk do të tymosnit më kurrë cigare.
Studime të ndryshme shkencore kanë demonstruar lidhjen e drejtpërdrejtë të konsumit të duhanit me frekuencën në rritje të kancerit, jo vetëm në mushkëri, por edhe në organe të tjera.