1. Banesa e tij duket si një banesë, dhe jo një ‘kopsht zoologjik’ me rroba të hedhura përtokë, rrëmujë e pjata të palara.
2. Ai bën atë që do dhe është shumë i zoti të motivojë veten e vet.
3. Nuk ka nevojë për një ‘dado’. Pavarësisht situatës apo se sa i dehur është, ai arrin t’i rregullojë gjërat pa ndihmën e askujt.
4. Kur nuk është dakord me ju, ju kundërshton por e bën me qetësi dhe respekt.
5. I ka të përcaktuara prioritetet në mendje – dhe ju e dini se jeni një prej tyre. (Djemtë e papjekur pëlqejnë të luajnë e të eksperimentojnë kurse burrat kanë një drejtim).
6. Kujdeset për veten e tij – trupin dhe mendjen.
7. Ai ju mbështet ju dhe ëndrrat tuaja, gjithmonë duke ju dhënë kurajo dhe i mbajtur gjërat pozitive.
8. Ai nuk ankohet sepse e di që ato nuk kanë asnjë rezultat.
9. Ai merr vendime, por është mëse dakord t’ju lërë ju të merrni ‘timonin’.
10. Kur jeni vetëm, nuk i intereson asgjë tjetër përveç jush.
11. E pranon se është gabim kur është gabim. (Sa meshkuj e bëjnë këtë?)
12. Ai e di vlerën tuaj dhe ju vlerëson për atë që jeni.