Joga e mbrëmjes për qetësim… Nuk ka as shëndet, as rezultate të mira të fitnesit nëse nuk çlirohemi rregullisht nga stresi, thotë Hilaria Baldwin.
Ja disa sete asana të thjeshta të cilat patjetër i praktikon në fund të javës gruaja e Alec Baldwinit, shumë e njohur nëpër rrjete sociale falë ushtrimeve elastike që i bën ajo. Kjo joga sjell qetësim dhe çlirim të energjisë së re, e cila do të na jetë e nevojshme për të hënën!