Në ditët e sotme mbizotëron ende perceptimi se ata që tradhtojnë më shumë janë meshkujt, por kjo nuk e ndryshon faktin se femrat i tradhtojnë partnerët e tyre po njësoj. Sipas shumë ekspertëve të marrëdhënieve, ka disa arsye që e shtyjnë një femër të tradhtojë njeriun që ajo dashuron.
Jo mjaftueshëm seks!
Ju kujtohet koha kur nuk kishit përgjegjësi të mëdha dhe i përkushtoheshit vetëm njëri-tjetrin? Epo, tani gjërat kanë ndryshuar: puna, fëmijët, gjumi që bëhet më i rëndësishëm se seksi…
Problemi është se femra do gjithmonë të ndihet e rëndësishme. Nëse nuk i kushtoni vëmendjen e duhur, ajo do ta kërkojë diku tjetër. Pra, nëse doni ta mbani sa më afër, dilni si dikur, shkruajini ose flitini në mënyrë provokuese dhe… bëni seks!
“Hakmarrje” për gabimet e vjetra
Jo domosdoshmërisht ju e keni tradhtuar. Ama mund ta keni gënjyer dikur, apo mund të keni humbur besimin për një arsye apo një tjetër.
Kjo e bën një femër të lëndohet e të ndihet e tradhtuar. Zgjidhja: hakmarrja! Ajo do të ta kthejë “me të njëjtën monedhë”.
Mënyra e vetme për të rifituar besimin e saj është që të kërkoni falje dhe të veproni.
Mungesa e intimitetit
Ju mund t’i keni të gjitha të mirat: një shtëpi të madhe, gjendje të mirë ekonomike, makinë… ama në marrëdhënien shpirtërore diçka nuk shkon siç duhet.
Nuk është vetëm seksi ai që e bën një femër të ndihet e lidhur në një marrëdhënie. Prekjet, puthjet, përkëdheljet dhe komunikimi kanë shumë rëndësi. Për femrën këto janë shumë të rëndësishme dhe nëse nuk i gjen në shtëpi, mund të vijë dita që do t’i kërkojë diku tjetër.
Për të shtuar intimitetin, kaloni më shumë kohë duke biseduar, bëjini partneres komplimente dhe një darkë romantike herë pas here s’do të ishte keq.
Monotonia në shtrat (dhe jo vetëm)
Nëse nuk tregoheni të kujdesshëm, seksi mund të kthehet në monoton, sado shpesh ta bëni. I njëjti person, i njëjti pozicion, të njëjtat lojëra… të gjitha këto e ulin adrenalinën dhe pak nga pak ia humbin magjinë aktit.
Për ta shmangur këtë, bëni çdo herë nga një gjë të re. Mbi të gjitha, mundohuni të mos shkoni direkt në finale… dilni, shkoni në kinema, hani darkë jashtë, që parapërgatitja të nxehë sa më shumë situatën.
“Vajzë e keqe” për një moment
Mund të duket e çuditshme, ama raste të tilla ndodhin. Nuk duan vetëm meshkujt të dalin ndonjëherë nga “korniza” e lidhjes serioze që kanë. Këtë gjë e bëjnë edhe femrat. Të qenit “vajzë e keqe” për një rast i intrigon shumë ato dhe i shtyn të marrin këtë aventurë tradhtie, për pasojat e së cilës do t’u duhet të mendojnë më pas.