Një grua ka gjetur një diamant ngjyrë kafë 2.65 karat gjatë një shëtitje të shkurtër në parkun Arkansas SHBA por që e kuptoi disa orë më vonë vlerën e tij. Victoria Brodski, 25 vjeçe nga Tulsa, e mori diamantin nga toka duke menduar se ishte një copë xhami.
Hyra në internet për të parë fotot e diamanteve dhe vura re ngjashmërinë e tyre me atë që kisha gjetur. Në të njëjtin park, janë gjetur edhe tre diamanteve të tjerë, njëri në 6 maj dhe tjetri në mars 2017, ku fatlumi ishte 14-vjeçari, Kalel Langford shkruan Fox.
Në shkurt të 2015 në këtë zonë i gjet një pjetur diamant që kushtonte 500 mijë dollarë, me prerje prej 8.52 karat. Victoria tha se ishte Kalel Langford ajo që e frymëzoi të ndërmerrte një udhëtim me familjen në atë park. Diamanti i gjetur prej saj është i rrallë për shkak të ngjyrës që ka. Vajza tha se do ta shesë dhe përfitimet do i ndajë me familjen. Që nga vitin 1906 në këtë park janë gjetur rreth 75 mijë diamante.