osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

EKSKLUZIVE/ Nesër, gjyqi i bujshëm që mund të hedhë dritë për ekzekutimin misterioz të biznesmenit Artan Santos

EKSKLUZIVE/ Nesër, gjyqi i bujshëm që mund të hedhë dritë për ekzekutimin misterioz të biznesmenit Artan Santos

Një grup i organizuar kriminal ndërkombëtar u ka marrë jetën tre personave, mes të cilëve atë të ish-presidentit të bankës “Credins”, Artan Santo, një zhvillim i papritur ky, që pritet të zbardhet në të ardhmen e afërt nga organet përkatëse. Kjo bëhet e ditur në një dokument dërguar disa përfaqësive diplomatike në Tiranë.

Sipas njoftimit dërguar avokatit Mirjan Kapo, të mërkurën, më 30 janar 2019, ora 11:00, në gjykatën e Tiranës zhvillohet një gjyq i rrallë. Një jurist me përvojë të gjatë, si avokati Kapo, kundërshton aktet e prokurorisë lidhur me një procedim penal, që u pushua me vendim të nënshkruar nga prokurori Ylli Bashaj, konfirmuar nga drejtuesja e prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë, Elizabeta Imeraj.

I mbetet gjyqtares Oltiona Goxha të vendosë nëse do të vazhdojnë hetimet për akuzat e avokatit Kapo. Ky i fundit, nga ana e tij, ka informuar ambasadat e SHBA-së, BE-së, Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës, duke u rekomanduar të dërgojnë përfaqësues të tyre për të qenë të pranishëm. Kapoja i garanton se në këtë seancë do të paraqiten “prova të rëndësishme që vërtetojnë veprimtarinë e një grupi të organizuar kriminal ndërkombëtar, ku janë përfshirë edhe qytetarë të vendeve” që përfaqësojnë ambasadat e ftuara.

Bie në sy deklarimi i bujshëm se në çështjen e arkivuar nga prokurori Bashaj, “janë denoncuar edhe persona të rëndësishëm politikë si Presidenti i Republikës Ilir Meta, ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla etj.”. Kapoja informon ndërkombëtarët se “janë të shumtë faktorët dhe aktorët politikë që pengojnë hetimin e kësaj çështjeje, që deri më sot ka marrë jetën e 3 personave, si të ish-drejtorit të bankës “Credins” etj”. Për këtë qëllim, avokati Kapo i ka bashkëngjitur informacionit 8 dokumente, “të cilat sqarojnë për rrezikshmërinë e grupit kriminal”.

Më herët, më 23 nëntor 2018, kallëzuesi Mirjan Kapo i ka dërguar një kërkesë Prokurorit Ylli Bashaj, të cilit i vë në dukje se nga ana e tij duhet të kërkohet nga banka “Credins” raporti i xhiros së llogarisë së kompanisë “Global Trade Creaton Limited”, ku vërtetohet vjedhje e kryer nga D. Shenaj në bashkëpunim. Këtë e konfirmon i dëmtuari Mair Selimi, shtetas kroat me origjinë shqiptare në një e-mail dërguar Kapos:

“5.11.2017. Z. Kapo… ju lutem të lypni zyrtarisht nga Banka CREDINS që t’ju japë raportin e xhiros së kontos GLOBAL TRADE CREATION LIMITED, ku shihen krimet që ka bërë Dashnor Shena, pikërisht blerjen e 2 (dy) AUDI 7, i cili në bashkëpunim me shitësin kanë kthyer vlerën 170,000.00 euro mbrapsht në konton tek GLOBAL TRADE CREATION LIMITED dhe mbas disa minutash të njëjtat para janë transferuar tek kontoja e Dashnor Shenës. Kjo është bërë me bashkëpunim të punëtorit [punonjësit] të Bankës Credins dhe Dashnor Shenës pa pëlqimin tim… Me respekt Mair Selimi”.

Për këtë fakt që ka ndodhur në vitin 2010, është shkaktuar furtunë në bankën “Credins” nga ish-drejtori Artan Santo, i ekzekutuar në mënyrë misterioze në vitin 2014. Për këtë pistë duhej hetuar nga prokuroria, ankohet në kallëzimin e vet Kapoja, që mendon se i njëjti grup kriminal e ka kërcënuar me vdekje në vitin 2017./Ekskluzive.al