Partia Demokratike vazhdon të këmbëngulë për çështjen “Tahiri” në Kuvend. Mësohet se nënkryetari i PD-së, njëherazi dhe nënkryetar i Parlamentit Edi Paloka ka bërë një kërkesë për mbledhjen e konferencës së kryetarëve në lidhje me zgjatjen e afatit të komisionit hetimor për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Po kështu mësohet se nesër në orën 12:00 është vendosur të mblidhet konferenca e kryetarëve. Por Komisioni hetimor nuk ka fuqi vepruese kur deputeti tashmë nuk është antar i parlamentit dhe ndiqet penalisht nga prokuroria.
Megjithatë PD vazhdon e bënë “farsë’ duke u b╒rë qesharake dhe frikacake, sepse kur u ngrit komisioni hetimor u kërkua nga pala socialiste se në komision do hetoheshin edhe Lulzim Basha e Flamur Noka, që akuzohen për trafik droge dhe si krijues të Kolumbisë shqiptare, Lazaratit me mos veprimet e tyre në shkelje të ligjit dhe kushtetutës si ish ministra të berëndshëm.
Duke qenë se PD nuk ishte dakord për hetimin e Lulit dhe Mulit, ato nuk morën pjesë në komisionin hetimor Tahiri, që pas largimit të Tahirit nga Kuvendi dhe kalimi i çeshtjes te krimet e rënda si komision ishte “nul”.