Juristja Enida Bozheku ka reaguar pas arrestimit të ish pronarit të Kristal. Ai u kap në flagrancë pas dy muajsh hetime, teksa po i jepte diplomë në kafene një studenteje të infiltruar kundrejt pagesës.
Statusi i plotë:
Sot qënka dita e rrëfimeve te medha. Të del miku i Kristalit dhe vazhdon prodhon diplloma fallco.
Diplloma që kanë prodhuar opgj – fallco, avokat – fallco, infermjere – fallco, polic – fallco, ekonomist – fallco, ndonjë prokurore (ka mundesi) fallco, gjyqtare (pse jo) fallco, dashnore me dipllomë – fallco.
Ajo që ështe më e bukura e këtij palacolleku është se ato që kanë dipllomat e kristalinit janë në struktura shtetërore, bëjnë ligje, hetojnë, na mbrojnë jetën dhe në fund e gjitha kthehet në një fallcitet moral, intelektual dhe shpirtëror aq fallco deri në mjerim. Fallcifiko të ardhmen, të vdesësh të tashmen.