Në një dalje për mediat, zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali ka thënë se mazhoranca është e shqetësuar për bllokimin e Fakultetit të Drejtësisë.
Ajo theksoi se qeveria nuk mund te nderhyje per zhbllokimin e fakulteteve, pasi me pare duhet qe titullari, rektori Mynyr Koni, duhet te beje kerkese.
“Ligji ngarkon rektorin e UT qe te kerkoje nderhyrjen e policise per clirimin e ambienteve, ndaj nuk nderhyjme dot, pasi nuk na eshte kerkuar ndihma.
Nuk e themi për t’u shfajësuar, por qeverisë nuk i është kërkuar asnjëherë ndihma për të zhbllokuar universitetin.
Kuadri ligjor e bën të pamundur. Kemi vullnetin e mirë për të dialoguar me faktorët. Për fatin e keq, nuk kemi të bëjmë më me protestë të studentëve.
Ajo protestë i hapi rrugë Paktit të Universitetit, që parashikon jo vetëm ulje të tarifave, por edhe transformim të ambienteve, bibliotekë dixhitale, bashkëpunim me ministritë dhe përkthimin e titujve botërorë dhe vendosjen e një standardi për titujt akademikë.
Ajo që ka mbetur nga protesta, është një karikaturë e protestës, me angazhimin e drejtpërdrejtë të LSI-së, PD-së dhe Sali Berishës, i cili është angazhuar personalisht me segmente të vegjël brenda universitetit, të cilët janë ushqyer me tituj gjatë këtyre viteve.
I bëjmë thirrje rektorit për t’iu përgjigjur studentëve, ose nëse ka ndonjë zgjidhje tjetër të na e thotë. Na shqetëson pengmarrja e fakultetit të drejtësisë”, u shpreh Spiropali.