Prokurori Bujar Sheshi ka bërë sot një kallëzim kundër Autoritetit të Dosjeve në lidhje me akuzat që i janë bërë se ka qenë ish-sigurims në kohën e Komunizmit.
Sheshi ka kallëzuar për falsifikim dokumentesh, Autoritetin e Hapjes së Dosjeve. Gjatë ditës së djeshme institucionet kanë pasur përplasje për çështjen “Sheshi”, ndërsa vet prokurori ka mohuar akuzat.
Autoriteti i Dosjeve në reagimin për mediat ka konfirmuar se për Bujar Sheshin janë gjetur disa dokumente të tjerë, në arkivën që nuk është pranë këtij institucioni.
Sipas këtij Autoriteti ka fakte kontraktiktore për Bujar Sheshin, dhe ku në disa dokumenta rezulton se është ai është rekrutuar në moshë të mitur.
“Për rastin në fjalë, nga administrimi i dokumentacionit që disponojmë dhe nga verifikimet e kryera në fondet arkivore të cilat përmbajnë dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, të cilat ruhen në godina të ndryshme, shumë larg nga zyrat aktuale të AIDSSH, u ndeshëm me ekzistencën e dokumenteve kontradiktore për sa i takon të dhënave për shtetasin Bujar Sheshi, si dhe me faktin e njohjes me dokumentin e tërheqjes në bashkëpunim të shtetasit Bujar Sheshi në moshë të mitur (nën 18 vjeç).
Në këtë kontekst, u zhvillua dhe procesi i riverifikimit, përmes Drejtorisë së Gjendjes Civile, të gjeneraliteteve të shtetasit Bujar Sheshi (kontradiktore me të dhënat e shënuara në Formularin e Aplikimit nga vetë z. Sheshi)”, thekson Autoriteti i Dosjeve.
Ndërsa më herët nga mbledhja e KLP, Sheshi i ka quajtur akuzat shumë të rëndë dhe që vijnë nga segmente të caktuara politikë.
Ai shkoi më tej duke i quajtur dhe të tipit mafioz që kërkojnë ngritjen e organeve të reja të drejtësisë.
“Deklaroj se nuk kam qenë asnjëherë bashkëpunëtor i fshehtë i Sigurimit të Shtetit.
Objektivi i këtij sulmi më i ulët se kaq. Synohet të goditet procesi i reformës në drejtësi.
Fakti që kanë arritur të manipulojnë deri në institucione shtetërore, me krijon bindjen që pas tij fshihen njerëz te rëndësishëm të politikës. Kjo është një situatë e rëndë dhe tepër e rrezikshme.
Do kërkoja ndihmën tuaj për zbardhjen e të vërtetës dhe që janë bërë pjesë e një skenari mafioz.
Reagimi jonë duhet të jetë serioz, kjo duhet bërë për të bërë të mundur mbrojtje në institucionit tonë. Këto janë sulme dashakeqëse që vijnë nga klasa politike.
Refuzoj kategorikisht çdo akuzë dhe vendimmarrje sipas të cilit unë kam qenë bashkëpunëtor i sigurimit.
Drejtësia do merret me këtë çështje dhe do arrijë një konkluzion të qartë. Nuk besoja se do arrinin deri në këtë sajesë.”, përfundoi prokurori Sheshi.