Një blogere adoleshente me shumë mundësi nuk e priste që pas postimit të saj në rrjetet sociale ku ofronte seks falas, të paraqiteshin plot 3,000 njerëz të panjohur.
Ajo ishte akomoduar në Ëanta Hilton Hotel në Haitang Bay, Sanya, në ishullin Hainan të Kinës së jugut.
Të gjithë ata që e panë njoftimin, nxituan për të shfrytëzuar rastin duke shkuar pikërisht në adresën e dhënë.
Nuk dihet nëse këtyre njerëzve u shkoi në mendje që nuk do të ishin të vetmit që do të shkonin atje, apo nëse do ishin dakord për të pritur radhën e tyre.
Gjithashtu edhe numri i telefonit të hotelit u bombardua me telefonata nga persona, të cilët kërkonin më tepër informacion për mysafiren e hotelit.
Pavarësisht se zonjusha Mouyi e fshiu postimin e saj, postimi i saj u bë screenshot dhe u shpërnda më tepër duke e rritur kështu numrin e pjesëmarrësve në “ofertë”.
Ye filloi të tmerrohej sapo telefoni binte pa pushim dhe qindra njerëz trokisnin në derën e saj.
Kështu ajo telefonoi recepsionin për të bërë check out dhe për një eskortë për ta nxjerrë të sigurtë nga hoteli për në Sanya Phoenix International Airport.
Vajza është arrestuar për shqetësim të rendit publik dhe për nxitje prostitucioni në vende publike.
Por a quhet prostituim nëse e ofron falas?
Faktikisht në Kinë kjo gjë është e vërtetë dhe Ye Mouyi është arrestuar dhe gjobitur me 500 yuan (£57)