Besim Levonja. Aktor, regjisor, dramaturg. Lindi ne Elbasan. Qysh i ri mori pjese ne Luften ANC. Iu perkushtua teatrit si aktor ne radhet partizane dhe shkroi edhe drama, si Sabudin Gobrani, Peza heroike, ne te cilat, fale nje fryme romantike e nje patosi te larte atdhetar, u bene vepra qe paten nje impact te forte me publikun e kesaj kohe.
Nderkohe, shkroi edhe disa skece e pjese te shkurtra humoristike, ku zuri fill nder to edhe skeleti i komedis se ardhshme, Prefektit, nen titullon Ximi. Pas clirimit te vendit punoi si aktor e regjisor ne Teatrin Popullor*, duke qene nder themeluesit e tij. Pjesa e tij Coni, Ishja, Roma ishte nga te parat qe u vune ne skenen e ketij teatri. Coni, i luajtur prej tij dhe Ishja, e luajtur prej Behije Levonjes (Celes)* u bene te njohura edhe ne emisionin Ora gazmore te “Radio Tiranes”. B. Levonja ishte nder themeluesit edhe te Estrades se Shtetit dhe punoi aty si regjisor dhe aktor (1953-1959). Ka dhene nje ndihmese te cmuar ne hapat e pare te ketyre dy instuticioneve teatrore kombetare, duke u angazhuar njeherazi si komediograf, aktor e regjisor.
Nga veprat e para, komedia me nje akt Ceni Hoxhe, 1945, ai kaloi natyrshem ne komedine e mirenjohur Prefekti (1948), qe u bene nje nga veprat me te njohura e me te suksesshme te tradites. Nepermjet figures komike te Qazim Mulletit, si dhe personazheve qe i rrine prane, u satirizua administrate kuislinge, shtypese, antikombetare dhe e korruptuar, e cila u vu ne sherbim te pushtuesve. Ne veper jane shfrytezuar me efekt te larte komik elementet e farses dhe burleskes. Perdorimi i zhargonit te rende tiranas eshte nje tjeter vlere e saj. Grotesku, situatat e gjetura me shije, sidomos karakteret, jane burime humori te natyrshme dhe mjete me force demaskuese te madhe ne krijimtarine e autorit.
Me pas B. Levonja shkroi dramat Jane plaget qe flasin (1951), Dasma e madhe (1955), Flamur me stuhi (1967), te cilat u vune ne skene, ndonese mbeten te pabotuara. Shkroi edhe librin me kujtime Ditari yne etj. Si aktor, interpretoi role ne drama shqipe: Sokole te Halili e Hajria e K. Jakoves*, Gjeloshi te Votra e huej e N. Luces*, Plaku i urte te Trimi i mire me shoke shume e S. Pitarkes* etj.; si dhe ne vepra nga dramaturgjia e huaj: Tetarevi te Mikroborgjezet, e M. Gorkit, varrmihesi te Hamleti e Shekspirit, Dobcinski te Revizori e N. Gogolit etj. Spikati posacerisht ne role te vogla e karaktere. Ne kinematografi luajti me ndjenje rolin e karrocierit ne filmin Debatiku. Mbante titullin “Hero i Punes Socialiste”, si dhe “Artist i merituar”.