Në emisionin ‘Opinion’, me temën ‘Përplasje në universitete, çpo ndodh?’ një studente u përplas me gazetarin Ervin Qafmolla i cili është i ftuar në panel, pasi ky i fundit deklaroi se dihen shumë raste pedagogësh të korruptuar apo që kërkojnë favore seksuale në këmbim të notës.
Studentja: Ju nuk keni asnjë lloj të drejte të akuzoni, sepse çdo gjë që dimë ne sot i kemi nga ato pedagogë dhe ska pasur asnjë lloj kërkese qoftë materiale apo qoftë favore seksuale.
Qafmolla: Ke ardhur për të mbrojtur pedagogët ti apo si e ke hallin?
Studentja: Jo unë mbroj veten time, por po hedh baltë mbi ato pedagogët tanë ti dhe nuk je askush për të hedh baltë. Nëqoftëse ka dështuar reforma në arsim tani po e kuptoj unë pse, sepse ka tipa si puna juaj.
Qafmolla: Nuk fola specifikisht për pedagogët e tu.
Studentja: Më fal a përfshive të gjithë pedagogët, a don me dal me emra konkret,dil mo vlla.
Qafmolla: Mësohu të citosh. Kur i referohesh tjetrit do e përdorësh argumentin ashtu si ai e ka folur. Kjo është një aftësi pedagogjike që mund ta mësoje në shkollë.
Studentja: Unë kam marrë një arsim shumë të mirë falë atyre pedagogëve të mi që ju po hidhni baltë.
Qafmolla: Unë nuk kam marrë një arsim shumë të mirë ama argumentin mund ta ndërtojë pak më mirë.
Studentja: Ju lutem zotëri ju kemi dëgjuar boll, nuk keni bërë asgjë për arsimin në Shqipëri.
Qafmolla: Po unë nuk jam titullar, qeveritar, nuk jam pedagogë për vete çfarë duhet të bëj unë, ti nuk më njeh se kush jam.
Studentja: Po atëhere për çfarë ke ardhur, çfarë përfaqëson ti për të gjykuar pedagogët tanë?
Qafmolla: Unë sigurisht që mund t’i gjykoj, kam qenë student vet, kam të afërm student, kam shok pedagogë…
Studentja: Edhe unë jam studente dhe po i mbroj pedagogët e mi sepse çdo gjë që kam sot e kam falë atyre.
Qafmolla: Unë nuk fola specifikisht për një pedagog të caktuar. Ti nuk je gjithçka që je prej pedagogëve që ke, edhe ca gjëra të mungojnë pikërisht prej pedagogëve që ke.
Studentja: Jo e ke shumë gabim, e ke shumë gabim.
Qafmolla: Është e vlerësueshme që ti po mbron pedagogët.
Studentja: Po kuptohet zhvillimi që ka marrë arsimi i Shqipërisë kështu që shumë faleminderit për çfarë keni bërë për ne.