E ftuar te ‘5 pyetjet nga Babaramo’ kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar disa nga fjalët që kryeministri Edi Rama ironizion atë. Kryemadhi u pyet nga gazetari se çfarë mendon ajo kur Rama i thotë doktoreshë apo kur i përmend fjalën çizme.
“Për mendimin tim fjala doktoreshë nuk ka ndonjë kuptim të keq madje unë do të thoja se ky është një titull fisnik sepse ne kur sëmuremi tek doktori shkojmë”- tha Kryemadhi.