Emisioni “360 gradë” në Ora News është shoqëruar nga debate mes gazetarëve Erion Kristo dhe Bejdo Malo. Ky i fundit i tha me ironi Kristos se pa dashur i shërbejnë Edi Ramës. Ndërsa ai ia ktheu duke i thënë “unë e kam tatuazh Ramën, e kam këtu (me dorë nga gjoksi), por nuk e tregoj”.
Pjesë nga biseda:
Malo: Pa dashje i shërbejnë komandantit këta.
Kristo: Si i shërbejmë komandatit.
Malo: Ti Erion nuk e shan Ramën, në tërësi e adhuron.
Kristo: Unë e kam tatuazh Ramën, e kam këtu (me dorë nga gjoksi), por nuk e tregoj.