Një sasi prej 37 kilogramësh heroinë është kapur gjatë një kontrolli në doganën e Urës së Danubit në Bullgari në kufi me Rumaninë.
Sipas mediave të huaja droga ishte e ndarë në 68 pako që peshonin rreth 0.550 kg secila, u gjet në ndarje të fshehta në dyshemenë e një makine të regjistruar në Itali kur u përpoq të largohej nga Bullgaria, tha në një deklaratë Agjencia Kombëtare Doganore.
Shoferi i automjetit, një shtetas shqiptar me qëndrim të përhershëm në Itali, u arrestua në vendngjarje.
Autoritetet vlerësuan se vlera e heroinës në tregun e zi do të tejkalonte 944,000 dollarë amerikanë.