Mediat hungareze thonin sot se kryeministri Viktor Orban i tha zyrtarëve amerikanë se kërkonte të ndiqte një politikë neutrale dhe kishte refuzuar thirrjet e tyre për të vepruar kundër ‘fushatës kineze të spiunazhit kibernetik’.
Mediat thonin se Orban kishte kërkuar që vendi i tij të ndjekë shembullin e vendeve të tjera neutrale si Austria, apo Zvicra, të cilat nukjanë anëtare të NATOs.”
Zhvillimi vjen pas inkurajimit të zyrtarëve hungarezë të bizneseve kineze për të investuar në infrastrukturën e vendit. Budapesti thotë gjithashtu se është kundër negociatave në nivel ministrash mes NATO dhe Ukrainës, prej kundërshtimit të ligjit arsimor të kësaj të fundit, për çka Budapesti pretendon se i heq mundësinë minoritetit hungarez në Ukrainë të mësojnë gjuhën e tyre të lindjes.