Fshatra të tërë në të gjithë shqipërinë rrezikojnë të përmbyten pasi digat e rezervuareve mund të çahen. Në raportimin në parlament ministria e Energjetikës ka paraqitur një raport për të 640 digat, të cilat rezultojnë se nuk janë mirëmbajtur. Situata është konsideruar alarmante pavarësisht ndërhyrjeve që janë bërë deri më tani.
Zonat e banuara pranë digave të rezervuarëve janë të rrezikuara nga përmbytjet. Madje në komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës situata është cilësuar emergjente.
Agim Bregasi, Drejtor në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë: Ka ndërtime me leje, pa leje qe e nderlikojne situaten. Por ai studimi që do bëhet nga Komiteti Kombëtar i Digave do përcaktojë se në cilat diga duhet ndërhyrë.
Në total janë 640 diga në të gjithë vendin dhe thuajse në të gjithë rastet rezulton se janë të amortizuar. Fondet e dhëna gjatë këtyre viteve nuk kanë dhënë efeke.
Agim Bregasi, Drejtor në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë: Në dijeninë time për këto diga BB ka bërë një studim dhe është ndërhyrë në 12 diga. Do të bëhet një verifikim i gjithë situatës.
Edhe deputetë të majtë kërkuan një skanim të situatës .
Tatja Nurçe Deputete e PS: Rezervuari i Kasharit ka një problem shumë të madh që është pranë familjeve dhe merr përpara fshatin deri tek hekurudhat.
Ilir Beqaj: Situata e digave është më komplekse në Shqipëri. Unë mendoj se ju keni për detyrë parësore ta rishikoni këtë rregullore.
Me ndarjen e re territoriale rezervuaret janë në administrimin e bashkive. Por për shkak të mungesës së fondeve nuk janë parashikuar investime në mirëmbajtjen e tyre.