Pezullohet vendimi i Urdhrit të Stomatologut për miratimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimin stomatologjik.
Autoriteti i Konkurencës nënvizon se ky vendim bie në kundërshtim me dispozitat e Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës” i ndryshuar
Në rast të mos zbatimit parashikohet vendosja e gjobave individuale në masën deri 5 milionë lekë.
Si përfundim, bazuar në nenin 44 të Ligjit Nr. 9121/2003, vlerësojmë se jemi përpara një rasti urgjence, pasi Vendimi i Asamblesë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologut, nr. 12, datë 14.12.2018
“Për miratimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimin stomatologjik”, sjell një dëm të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën dhe ka të ngjarë të ketë shkelje të nenit 4 të Ligjit Nr. 9121/2003.