Pas akuzave nga Partia Demokratike, e cila me anë të deputeti Enkelejd Alibeaj, ku tha se Donika Prela është pjesë e përgjimeve me grupin Avdylaj, ka ardhur reagimi i dy prokurorëve të dosjes “339”.
Në një deklaratë për mediat Prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, akuzat e PD janë të pavërteta.
“Në lidhje me njoftimin publik të bërë të ditur nga konferencën për shtyp datë 28.01.2019 nga Z Enkelejd Alibeaj në selinë e Partisë Demokratike, se Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda znj. Donika Prela rezulton e përfshirë në përgjimet e dosjes Nr. 339 në komunikim me anëtarë të grupit të Avdylajt, ju bëjmë me dije se faktet e deklaruara janë të pavërteta”, shkruhet në deklaratën e prokurëve Vlardimin Mara dhe Dritan Prençi.