osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Autoriteti i Dosjeve reagon për “spiunin” e KLP Bujar Sheshi

Autoriteti i Dosjeve reagon për “spiunin” e KLP Bujar Sheshi

Autoriteti i Dosjeve ka reaguar për akuzat e hedhur ndaj prokurorit Bujar Sheshi, i cili është anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pas deklaratave të prokurorit Sheshi, i cili akuzoi politikën dhe disa qarqe të saj se po i ushtrojnë presion mafioz, duke e etiketuar atë si “ish-sigurims”, Autoriteti i Dosjeve bën deklaratën e fortë.

Në një sqarim të gjatë për rastin, Autoriteti i Dosjeve konfirmon se për Bujar Sheshin janë gjetur disa dokumenta të tjerë, në arkivën që nuk është pranë këtij institucioni. Sipas këtij Autoriteti ka fakte kontraktiktore për Bujar Sheshin, dhe ku në disa dokumenta rezulton se ai është rekrutuar në moshë të mitur.

“Për rastin në fjalë, nga administrimi i dokumentacionit që disponojmë dhe nga verifikimet e kryera në fondet arkivore të cilat përmbajnë dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, të cilat ruhen në godina të ndryshme, shumë larg nga zyrat aktuale të AIDSSH, u ndeshëm me ekzistencën e dokumenteve kontradiktore për sa i takon të dhënave për shtetasin Bujar Sheshi, si dhe me faktin e njohjes me dokumentin e tërheqjes në bashkëpunim të shtetasit Bujar Sheshi në moshë të mitur (nën 18 vjeç).

Në këtë kontekst, u zhvillua dhe procesi i riverifikimit, përmes Drejtorisë së Gjendjes Civile, të gjeneraliteteve të shtetasit Bujar Sheshi (kontradiktore me të dhënat e shënuara në Formularin e Aplikimit nga vetë z. Sheshi)”, thekson Autoriteti I Dosjeve.

Më tej thuhet se: “Për sa i takon deklaratave apo insinuatave të krijuara nga mediat apo përfaqësues të partive politike, deklarojmë me bindje se vonesa në përgjigjen e Autoritetit për Prokurorinë e Përgjithshme, kurrsesi nuk është e lidhur në mënyrë absolute me qëllim zvarritjen e këtij procesi, por ajo ka qenë e lidhur drejtpërdrejt me argumentet e sipërcituara dhe me nevojën për nivel sa më të lartë ligjshmërie dhe standard transparence”.