osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nuk përmbahen pedagogët e privatit, i shkruajnë Ramës: Kemi frikë…

Nuk përmbahen pedagogët e privatit, i shkruajnë Ramës: Kemi frikë…

Mëngjesin e të hënës një grup Pedagogësh të Institucionit Jo-Publik të Arsimit të Lartë në Tiranë i kanë adresuar një letër në kushtet e anonimatit kryeminstrit Edi Rama dhe Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahinit. Në përmbajtjen e letrës pedagogët theksojnë së po abuzohet me figurën e tyre dhe se nuk janë në gjendje të mbajnë familjen me pagat që ata marrin.

Ata bëjnë apel për ndhmë që kjo gje të marrë fund. Pedagogët vijojnë më tej duke treguar mangësitë e sistemi të arsmit në privat.

Letra e plotë…

I nderuar z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë,

E nderuar znj. Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë,

Jemi një grup pedagogësh të fushave të ndryshme, lektorë dhe lektore në një Institucion Jo-Publik të Arsimit të Lartë në Tiranë.

Arsyeja që Ju shkruajmë është për t’Ju shprehur disa shqetësime në lidhje me punën, pagesën, cilësinë e mësimdhënies, dhe një numër të madh shkeljesh dhe abuzimesh si ndaj stafit akademik ashtu edhe ndaj studentëve në institucionin ku ne punojmë.

Z. Kryeministër, ndryshe nga sa perceptohet në opinionin publik, apo në sektorin e arsimit universitar në tërësi, ne pedagogë, akademikë e studiues të cilët punojnë prej shumë vitesh në sektorin e arsimit privat, duke e patur mësimdhënien si pasionin por dhe mjetin dhe burimin tonë të vetëm të jetesës, nuk marrim paga dinjitoze për profesionin tonë, por fatkeqësisht prej disa vitesh jemi në kufijtë e mbijetesës.

Mbijetesë! Kjo fjalë është shumë e dhimbshme për t’u shkruar e pranuar nga ne, por tashmë të dorëzuar përpara vështirësisë në të cilën gjendemi, na duhet ta pranojmë publikisht që nuk arrijmë dot më të sigurojmë për familjet tona.

Ne paguhemi vetëm gjashtë muaj brenda një viti, pa rrogë bazë, me orë të shkurtuara artificialisht, me penalizime, dhe të detyruar të firmosim për truke e shkelje ligjore. Edhe pse na detyrojnë të firmosim kontratat e punës si pedagogë me kohë të plotë, në mënyrë që të plotësohen kriteret e vendosura nga MAS, ne paguhemi me orë vetëm gjashtë muajve që japim mësim, duke hequr festa e sezone provimesh, duke arritur një mesatare vjetore të ardhurash prej 20,000 – 45,000 lekësh në muaj. Për më tepër, kalendari akademik nuk respektohet, sezoni i provimeve zgjatet që të mos paguhemi, edhe orët që firmosim në regjistër janë fiktivë pasi bëhen gjithmonë më pak, shpeshherë të përgjysmuara, që do të thotë: ndryshe deklarohet në orarin e programit (i cili pasqyrohet edhe tek dokumentacioni në MAS) e ndryshe bëhet mësim në auditorë, duke abuzuar kështu së pari me studentët të cilët në vend që të bëjnë p.sh. 4 orë bëjnë 2, dhe me pedagogët të cilët firmosin për 4 e paguhen për 2.

Ju lutemi zoti Kryeministër, si taksapagues e nënshtetas shqiptarë, Ju dhe të gjithë organet e kontrollit financiar dhe inspektoriatit të punës të verifikoni sesi po abuzohet me pagën, dinjitetin, integritetin dhe figurën e dhjetra pedagogëve.

Me të drejtë, Ju, mediat, dhe çdo prind apo lexues i thjeshtë mund të pyesni përse nuk e kemi denoncuar më parë këtë fenomen, dhe përsëri, me turpin më të madh Ju shprehemi se na është dashur të sigurojmë ushqimin e përditshëm për familjet tona, pasi në vendin ku ne punojmë, mund të largohesh nga puna me një sms, telefonatë, apo verbalisht pa asnjë motivacion (kjo mund të kontrollohet fare lehtë nga ndryshimet e stafit akademik çdo fillim viti apo fillim semestri) dhe kemi qenë të pambrojtur e nën një torturë e ankth të vazhdueshëm pasigurie për vendin e punës.

Z. Kryeministër na ndihmoni të ruajmë dinjitetin tonë dhe të mos shkëputemi nga pasioni për profesionin që kemi zgjedhur. Ne nuk jemi pseudo-intelektualë, as oportunistë, e as skllevër, por profesorë të cilët me turp pranojnë që nuk munden dot më ta fitojnë të vetëm betejën për të ushqyer familjen me bukë dhe për të ushqyer studentët ashtu siç duhet me dije.

Ju lutemi që Qeveria Shqiptare, Parlamenti, MAS, të ndërhyjē në mbrojtje të statusit të pedagogut edhe në institucionet jo-publike të arsimit të lartë ashtu siç mbrohet në universitetet shtetërore, me një rrogë të përcaktuar ashtu siç përcaktohen edhe në universitetet shtetërore, si edhe kriteret e mësimdhënies, në mënyrë që të mos intimidohemi më prej pagës, frikës, dhe presionit, por të përkushtohemi në mësimdhënie dhe kërkim shkencor që të përfitojnë edhe brezat e shumtë të studentëve që dalin e kultivohen prej nesh.

Skllavëria akademike dhe pagesat e diferencuara sipas pëlqimit e jo sipas meritave rrezikojnë cilësinë e mësimdhënies. Ne duam e lutemi të bëhemi skllevër të dijes, e të vihemi në shërbim të rritjes intelektuale të studentëve, por ndërkohë jemi skllevër të papaguar e të shtypur, që u shërbejmë një pronari biznesmen, një rektoreje që nuk ka asnjë vlerë akademike e madje rrallë i figuron emri online, duke humbur nga integriteti ynë professional e duke rrezikuar ushqimin për familjet tona.

Ju lutemi ndërhyni që të mos na pushojnë nga puna pa të drejtë, të mos na e mbajnë rrogën pa arsye, të mos na poshtërojnë, e të mos trajtohemi më si skllevër, por të përçojmë dije plot liri akademike, e të kryejmë studime e kërkime shkencore, dhe të jemi shembull për studentët tanë.

I kërkojmë falje studentëve tanë të dashur që edhe pse në anonimat, ne i kemi zhgënjyer me frikën tonë, të cilën vazhdojmë ta kemi edhe teksa po shkruajmë këtë e-mail pasi druhemi se nesër do përfundojmë në rrugë të papunë ashtu siç kanë përfunduar shumë prej kolegëve tanë.

Ju lutemi mos na paragjykoni pasi nëse do e verifikoni vetë Ju dhe të gjitha instancat shtetërore me abuzimet që janë bërë ndaj nesh do e kuptoni sesa e pasigurtë, stresuese, skllavëruese ka qenë e vazhdon të jetë puna jonë.

Vendosëm të mos e përmendim emrin e institucionit pasi nuk donim të keqinterpretohet si sulm konkurence midis universiteteve private, dhe po e nisim këtë mesazh edhe tek mediat që të jenë të shtyra të investigojnë vetë mbi abuzimin që bëhet me pagat dhe kontratat e punës me pedagogët.

Me respekt dhe konsideratë!