Poezia e mëposhtme është një himn drejtuar dashurisë së vërtetë, asaj që të gjithë ne i jemi vënë nga pas, por shumë pak nga ne arrijnë ta përjetojnë në mënyrën dhe fuqinë e duhur. Autorja na shpreh në çdo resht se si duhet të jetë një dashuri perfekte, ideale, e vërtetë. Mos mendoni se dashuri të tilla nuk ekzistojnë. Zhgënjimet e së shkuarës suaj nuk duhet të barazohen në mendjen tënde edhe me zhgënjime në të ardhmen, ndaj lexoje, besoje dhe shijoje poezine e mëposhtme, e cila është ndër më të bukurat e Frida Kahlo-s.
“Ti meriton një dashuri që…”
Ti meriton një dashuri që të të dojë
edhe të pakrehur,
me të gjithë arsyet që të bëjnë
të zgjohesh herët,
me të gjithë demonët që
nuk të lënë të flesh.
Ti meriton një dashuri që
të bëjë të ndihesh e sigurtë,
në gjendje të hash botën,
kur ecën pranë tij,
që i ndjen përqafimet e tua
si perfekte në lëkurën e tij.
Ti meriton një dashuri që
do të kërcejë me ty,
që gjen parajsën çdo herë që
sheh drejt syve të tu,
që nuk mërzitet asnjëherë
duke lexuar shprehitë e tua.
Ti merion një dashuri që
të dëgjon teksa këndon,
që të mbështet kur bën budallaqen,
që të respekton si qenie të lirë,
që të shoqëron në fluturimin tënd,
që nuk ka frikë nga rrëzimet.
Ti meriton një dashuri
që i largon gënjeshtrat
që afron ëndrrat,
kafenë
dhe poezinë…