osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Historia e “piktorit” nga Berati që mashtroi në mënyrë spektakolare Top Channel dhe Tv Klan

Historia e “piktorit” nga Berati që mashtroi në mënyrë spektakolare Top Channel dhe Tv Klan

Televizionet shqiptare, në “luftën” e vazhdueshme për audiencë, vijojnë të promovojnë individë pa integritet dhe pa asnjë mesazh për qytetarët.

Së fundmi ka qenë televizioni kombëtar Klan, i cili pa asnjë verifikim ka nxituar të nxjerrë në programin “Rudina” një djalë të ri të cilin ja prezanton shqiptarëve si artist të madh që ka kapur majat e artit botëror.

I ashtëquajturi Edlir Reka, pasi është shfaqur në ekran, në profilin e Rudinës në Instagram kanë shpërthyer komentet që e akuzojnë atë se po mashtronte teleshikuesit.

Madje, sipas kronikës së pregatitur nga Tv Klan ai ka fituar çmime në konkurse të rëndësishme.

Nisur nga komentet dhe zbulimi i së vërtetës ka ardhur edhe reagimi i moderatores.

“Jo Edlir! Kjo këtu në Instagram është e para herë që ti pranon s epiktura jote është NJË KOPJE, me të cilën pretendon se ke fituar në Moske e krenohesh nëpër programe televizive se ajo qëndron e varur në Muzeun e Artit Modern atje!!! Nëse do ta dja më parë, sigurisht që s’mund të kishe qenë i ftuari im. prisja të kërkoje ndjesë në këtë postim tëndin e jo të vazhdoje akoma me mashkrime”, shkruan Rudina.

Në të vërtetë, pikturat e prezantuara nga Edlir Reka ishin punuar nga piktori kanadez Blu Smith.

Ndërkohë, më 10 dhjetor 2018, 20-vjeçari nga Berati ka qenë i ftuar edhe në Top Channel ku është shpalosur e njëjta strategji për të mashtruar publikun.

Dy televizionet ende i mbajnë videot e emisioneve në “You Tube” dhe përpos postimeve në rrjetet sociale, nuk ka asnjë qëndrim redaksional televiziv për të kërkuar të paktën ndjesë publike.