osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Planet e opozitës pas 16 shkurtit: Skenarët e fshehtë të Bashës për të dalë nga “Çadra nr 2”

Planet e opozitës pas 16 shkurtit: Skenarët e fshehtë të Bashës për të dalë nga “Çadra nr 2”

Prapaskenat e takimit të Bashës me ambasadorin e BE-së e OSBE-së dhe deklarata e Ballës që Basha të shkruajë Kodin e ri zgjedhor

Nga Ylli Pata

Më 14 Janar, krejt papritur ambasadorët e Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca dhe ai i OSBE-së, Bernd Borchardt, mësynë në zyrën e Lulzim Bashës, por mbeti enigmë qëndrimi zyrtarë i kreut të PD-së.

Diplomati Italian i BE-së dhe ai gjerman i OSBE-së, thanë pas takimit se arsyeja e takimit ishte pikërisht mos braktisja e Parlamentit nga opozita dhe natyrisht zgjedhjet lokale, pra ndryshimi i Kodit Zgjedhor.

Lulzim Basha, në prag të mbledhjes së Këshillit Kombëtar dhe ndryshimeve brenda PD-së nuk foli, por shpalli pas zgjedhjes së kryesisë, thirrjen e një proteste të madhe kombëtare me objektivin: Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën.

Në formë kemi të bëjmë me një fotokopje të 2017-s, madje edhe data është e njëjtë-16 shkurt, pas së cilës u instalua çadra e famshme që mbajti Bulevardin para Kryeministrisë për tre muaj të bllokuar.

Por në përmbajtje, Basha kërkon të acarojë sërish situatën për të dalë me një marrëveshje të leverdisshme për të para zgjedhjet lokale.

Ai si edhe dy vjet më parë luan me stekën e lartë, pra rrëzimin e qeverisë, por që në fakt synon marrjen e një pakti në tavolinë sa më optimal.

Po cili mund të jetë ky pakt optimal që mund të marrë Lulzim Basha pas protestës së 16 shkurtit?

Një favor e ka arritur që pa nisur protestën.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS-së, deklaroi në Top Channel se “I kemi lënë Lulzim Bashës letër të bardhë që ta shkruajë vetë ndryshimin në Kodin Zgjedhor dhe të vijë ta miratojë në Kuvend”.

Pra, njësoj si me ligjin e dekriminalizimit, Basha ka rastin dhe mundësinë që të vendosë ekuilibrat që ai dëshiron apo edhe garancitë e duhura që zgjedhjet të mos kenë të paktën alibinë se janë të manipuluara.

Por kjo natyrisht nuk mjafton dhe sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për një paketë më të gjërë.

Paketë, që ka nisur të diskutohet që në vitin e kaluar, madje edhe në kancelaritë perëndimore.

Në mes të nëntorit, një delegacion i përbashkët i PD-së dhe PS-së, që drejtohej nga Taulant Balla vizitoi Parlamentin Europian dhe pas atyre takimeve, opozita braktisi bojkotin dhe u kthye në Kuvend, duke mos rrezikuar edhe djegien e mandateve.

Në ditët e para të vitit të ri, ambasadori i BE-së dhe ai i OSBE-së shkuan në zyrën e Bashës dhe i thanë që të mos e braktisë më Parlamentin.

Në këtë takim është folur pikërisht për atë që opozita do të përfitojë nga një marrëveshje e mundshme politike.

Bie në sy se në të gjithë këtë negociatë është mënjanuar LSI-ja por edhe aleatët e vegjël të Lulzim Bashës.

Për të kuptuar më mirë atë që mund të ndodhë pas protestës së 16 shkurtit të këtij viti, mjafton të kujtojmë atë që ndodhi në marëveshjen e 17 majit të vitit 2017 mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Kreu i PD-së mori gjysmën e qeverisë, ndërkohë që besonte që nëse Edi Rama nuk do të fitonte shumicën e nevojshme për të qeverisur i vetëm do të bashkëqeveriste edhe pas zgjedhjeve.

Por si aneks i marrëveshjes që u asistua nga zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, PD premtoi që të vtojë komisionet e vettingut, në mënyrë që reforma në drejtësi të ecte përpara.

Në fakt edhe sot, si për “koecidencë” reforma në drejtësi është sërish në rend të ditës dhe si afat për këtë është hyrja në fuqi e SPAK dhe BKH në muajin shkurt.

Organet kryesore që dalin nga këto institucione si Prokurori i Përgjithshëm do të duhet të vtohet në Kuvend me 84 vota. Por nëse nuk arrihet kjo shumë fiton kandidati i parë i renditur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Pra nuk ka më pengesë që ndonjë aktor mund të bllokojë rrugës siç ndodhi në vitin 2017.

Megjithatë çështja është se pjesë të opozitës që përfaqësohen nga Sali Berisha shpresojnë se nëse do të ketë masa të madhe njerëzish më 16 shtator dhe mund të krijohen tensione, axhenda politike mund të devijohet rrugës.

Gjë që deri tani opozita nuk e ka arritur. Megjithatë Bash aka shumë gjasa që të ketë përgatitur një instrument tensioni që të kërkojë një marrëveshje në momentin e fundit.

Në vitin 2017, PD ariti të marrë gati në tavolinë bashkinë e Kavajës, ku mazhoranca thuajse u tërhoq, si për të fituar një symbol, ku opozita drejtoi artilerinë më të rëndë të saj.

Por për dy jet qeverisje të Kavajës, jo vetëm që përfaqësuesi i PD-së nuk krijoi një model qeverisjeje, por edhe Basha nuk e promovoi kreun e bashkisë së Kavajës, Isa Sakja në kryesinë e PD-së, të paktën për t’i dhënë këtij simboli një fuqi politike.

Reforma zgjedhore

Partia Socialiste, edhe pse ka deklaruar se do t’i japë Bashës të drejtën të shkruajë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ka paraqitur në Kuvend një draft paraprak për reformën zgjedhre.

Reforma e re ka disa pika thelbësore që ndryshojnë realitetin aktual.

Pika e parë është emërimi i një administrate zgjedhore jo partiake, të cilën e zgjedh KQZ-ja. i dyti element i rëndësishëm është përfshirja e emigrantëve në votimet për zgjedhjet parlamentare në SHqipëri, duke i përfshirë të gjithë në qarkun Tiranë.

Sipas draftit, emigrantët që kanë regjistrim të rregullt në Shqipëri mund të votojnë me postë, pasi KQZ u dërgon fletën dhe materialet zgjedhore.

Tjetër ndryshim i rëndësishëm në draftin e paraqitur nga PS-ja është futja e votimit, numërimit dhe tabelimit elektronik të zgjedhjeve, në fillim në zona të caktuara nga KQZ për tu përfshirë më pas në të gjithë vendin.

Pjesë nga drafti

Ne lidhje me perdorimin e teknologjise ne zgjedhje KQZ-ja ka te drejte me keto ndryshime ligjore te eksploroje, eksperimentoje dhe te vendose perdorimin ne zgjedhje te sistemeve dhe/ose pajisjeve te teknologjise se informacionit. per te mbuluar aspekte dhe/ose procedura te vecanta te procesit zgjedhor, si dhe ka te drejte te prokurojë sisteme apo pajisje te tcknologjise se informacionit apo edhe sherbirnin e operimit te tyre. Perdorimi i sistcmeve ose pajisjeve te teknologjise se inforrnaconit behet ne perputhje me rregullat posaçme lidhur me procedurat per aspektet e veçanta te procesit qe mbulohen nga sistemct apo pajisjet e teknologjise se informacionit.

Rregullat proceduriale per kete qellim miratohen me akt normativ te KQZ-se. Sistemet ose pajisjet e teknologjise se informacionit qe KQZ-ja vendos te perdoren ne zgjedhje duhet te synojne, ne radhe te pare. identifikimin biometrik te votuesve. Votimin me dhe nepermjet pajisjeve elektronike. si dhe numerimin nga pajisjet te votave te hedhura. ldentifikirni. perzgjedhja dhe perdorimi i sistemeve apo pajisjeve te teknologjise se informacionit i nenshtrohen parimeve te ligjshmerise, transparences, gjitheperfshrijes. sigurise, efikasitetit dhe qendrueshmerise.

Perpara çdo procesi zgjedhor, sistemet apo pajisjet e teknologjise se informacionit duhet t’ i nenshtrohen testimit operacional nga KQZ-ja. ne seanca publike dhe me procedure te sakte dhe te detajuar, duke perzgjedhur, me kriter rastesor per secilen zone zgjedhore, jo me pak se tri per qind te pajisjeve qe do perdoren dhe duke simuluar me to veprimet operacionale zgjedhore, per nje numer jo me te vogel se 50 votues.

Pas çdo procesi zgjedhor, pas nxjen:jes se rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve dhe konstituimit te organeve te zgjedhura. KQZ-ja kryen, ne seanca publike dhe me procedure te detajuar verifikimin e sistemeve apo pajisjeve te teknologjise informatike qe jane perdorur per votimin dhe numerimin e votive ne zgjedhje sipas modaliteteve te percaktua ne kete ligj.

Per here te pare paraqitet per miratim dhe shqyrtim baza kryesore normative per te siguruar edhe pjesëmarrjen e shtatsve shqiptare qe jetojne jashte vendit per zgjedhjet e pergjithrne. Modalitetet kryesore ne kete drejtim parashikojne se:

– Zgjedhesit qe kane vendbanimin e perhershem jashte vendit, sipas Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile, perfshihen ne nje zone unike qendre votimi qe i hashkangjitet Qarkut Tirane, pavaresisht nga numri i tyre. dhe regjistrohen me kod unik vendbanimi. Lista e zgjedhësve per kete zone qendre votimi, emertuar “lista e zgjedhesve qe votojne nga jashte vendit”, hartohet vetem me te dhenat e zgjedhesve qe deklarojne vullnetin per te ushtruar te drejten e votimit, sipas paragrafeve 3 dhe 5 te nenit —. te ketij Kodi.”

-Zgjedhesit qe kane vendbanimin e perhershem jashte territorit te Republikes se Shqiperise mund te votojne ne zgjedhjet per Kuvendin. nga vendi ku jetojne. nese:

a) kane te regjistruar ne Regjistrin Komhetar te Gjendjes Civile adresen e vendbanimit te perhershem jashte vend it; dhe

b) kerkojne nga KQZ-ja qe te pajisen me dokumentacionin e votimit nga jashte.

Zgjedhesit mund te votojne nga vendi ku jetojnë ne rast se kane te rcgjistruar ne Regj istrin Kombctar te Gjendjes Ci vi le. adresen e vendbanimit tc perhershem jashte vendit. jo me vone se dite para dates se zgjedhjcve.

Ne rast se votimi nga jashte vendit kryhet si votim manualisht, atehere KQZ-ja i dergon zgjedhesit nepermjet Postes Shqiptare. me sherbimin e shpejte me garanci dorezimi qe ofron sherbimi postar. dokumentacionin e votimit (zarfet dhe fleten e votimit) me udhezimet per proceduren e votimit ne fuqi per ketc lloj votimi.

Udhezimet per postimin e tletes se votimit te plotesuar dhe Matin e vlefshem per mberritjen e tletes se votimit ne KQZ dhe perfshii:jen e saj ne votim. Rregulla me te detajuara teknike dhe proceduriale per zbatimin e ketij neni percaktohen me akt normativ te KQZ-se. (TemA Javore)