Pas vendimit të qeverisë “Rama” për të bllokuar të gjitha lojërat e fatit, opozita vijon të kërkojë hapësira për ta prezantuar këtë iniciativë si të dështuar.
Së fundmi ish kryeministri Sali Berisha ka sjellë një skedinë të luajtur në Kosovë të cilën e denoncon si të vendosur në Tiranë dhe të miratuar nga Ministria e Financave.
Kanë qenë ndjekësit e Berishës ata që kanë komentuar poshtë postimit të tij duke i treguar se publikimi i tij nuk ka lidhje me situatën në Tiranë.
Edhe pse ish kryeministri është kujdesur të fshijë detajet e kompanisë së basteve sportive, dhjetëra qytetarë kanë mundur ta identifikojnë.
Ndërkohë, përmes këtij postimi të rremë Berisha ka akuzuar vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama duke i thënë se po kontrollon bixhozin në vend.
Mesaduket, qytetari dixhital si ditë e dielë ka zgjedhur të argëtohet disi duke vendosur në lojë Berishën.
“Plas bixhozi ne te kater anet, ne krye qendron Olsarena! sb
Doktor kjo eshte bilete per bastet per ndeshjet e sotme te futbollit Poshte shkruhet qe kjo eshte bilete e miratuar edhe nga Ministria e Financave Ne dijenine time bastet vazhdojne te luhen ne pothuajse te gjitha pikat e meparshme.
Nuk vihen vetem bastet e vogla me 100-200 leke te reja. Te tjerat vazhdojne normalisht vihen online.”, shkruan Berisha.