Prej 2 muajsh, kreu PD Lulzim Basha nga “FB” e media, po “ngjiret” duke akuzuar dhe denoncuar Edi Ramën, për skandalin 20 milionë euro, tek Unaza e Re, duke publikuar shkresa zyrtare, lidhur me firmën mafioze “BIBA X” (siç e quan PD), që u përdor si “kukull”, në garën fiktive me letra false, nga firma fantazmë “D.H Albania” e Bashkim Ulajt.
Sipas programit të protestës, që do bëhet ditën e shtunë para buke (dreke), disa pankarta anti-korrupsion, do kenë emrat e firmave që luajtën kandarin e tenderit te Unaza e Re dhe OST, mes tyre edhe firma “BIBA X”.
Mirëpo, ndërsa në Tiranë, do tunden pankartat me emrin e firmës mafioze “BIBA X”, që kryetari Basha e ka bërë “kalë beteje” të luftës kundër korrupsionit të Edi Ramës, bashkia e PD në Kavajë, vazhdon i jep tendera punësh publike, me vlerë miliona lekë!