osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dokumentet: Ku i merr paratë PD-ja në 4 vjet protesta?! Asnjë deklaratë, fsheh financuesit

Dokumentet: Ku i merr paratë PD-ja në 4 vjet protesta?! Asnjë deklaratë, fsheh financuesit

Partia Demokratike fsheh burimin e financimit për organizimin e dhjetëra protestave popullore, duke krijuar dyshime të forta për financuesit dhe ligjshmërinë e parave. Në raportet financiare vjetore të dorëzuara pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për vitet 2014, 2015, 2016 dhe 2017, partia më e madhe në opozitë nuk ka deklaruar as edhe një lekë shpenzim për protestat e organizuara. Gjatë këtij harku kohor, Partia Demokratike, ka organizuar me dhjetëra protesta popullore, përfshirë këtu edhe ngujimin tremujor në çadrën para Kryeministrisë. Për çdo protestë të organizuar ka një kosto të konsiderueshme financiare, sikur të llogariten vetëm shpenzimet për transportin e mijërave protestuesve nga të gjitha rrethet e vendit drejt Tiranë dhe anasjelltas, spotet publicitare, flamujt, banerat, pankartat, stampimet, broshurat, ftesat, shërbim fonie, primtimet, fotokopjet etj.

Një kosto e tillë nuk figuron në asnjë nga raportet vjetore financiare që PD ka paraqitur në organin qendror të organizimit të zgjedhjeve, siç edhe parashikohet në ligj. Gjatë vitit 2014, PD ka organizuar disa protesta, përfshirë edhe protestën e 20 shkurtit. Referuar raportit financiar të dorëzuar në KQZ, për këtë viti, totali i të ardhurave të PD është 58 215 343 lekë, nga të cilat 57 800 343 janë financim nga buxheti i shtetit. Totali i shpenzimeve është 45 201 613 lekë, ku përfshihen kryesisht shpenzime për paga, për personelin dhe sigurimet shoqërore. Në raport nuk referohet asnjë shpenzim për protestat e organizuara kundër qeverisë. Edhe gjatë viteve 2015, 2016 dhe 2017, referuar raporteve financiare, Partia Demokratike deklaron shpenzime vetëm për personelin, pagat dhe fushatat zgjedhore, ndërsa mungojnë shpenzimet për protestat. Nuk ka asnjë dyshim se buxheti vjetor i deklaruar nga Partia Demokratike, pjesën kryesore e të cilit shkon për administratën e kësaj partie, nuk mund të mbulojë qoftë edhe një protestë të vetme popullore. Teksa lidershipi i sapozgjedhur i opozitës ka nisur përgatitjet për organizimin e protestës së radhës në 16 shkurt, burimi i financimit të protestave të opozitës vijon të mbetet një mister i madh si dhe një sfidë për organet e drejtësisë.

Mister edhe financimi i protestës së 16 shkurtit
Ashtu si për të gjitha protestat e zhvilluara gjatë katër viteve të fundit, për të cilat nuk figuron asnjë shpenzim i deklaruar në KQZ, Partia Demokratike do të paguajë para për pjesëmarrësit në protestën e 16 shkurtit. Përmes një udhëzimi, kreu i PD, Lulzim Basha, u ka kërkuar strukturave të partisë përgatitjen e logjistikës për transportin falas dhe shpenzimet për të gjithë pjesëmarrësit në ditën e protestës së madhe. “Të bëhet përgatitja e logjistikës për transportin dhe shpenzimet e protestës caktimi i vendit nisjes nga dega, propozimi i vendit dhe orës takimit të degës pranë kryeministrisë”, thuhet në udhëzimin e Bashës. Por, edhe për këtë protestë mbetet mister financimi, ndërsa mbetet për t’u parë nëse PD do të deklarojnë koston për zhvillimin e saj dhe burimin e parave në organet ligjzbatuese.

Mosdeklarimi i pagesave për lobim
Partia Demokratike nuk ka deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kontratat me vlerë 675 mijë $, me kompani offshore, për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke fshehur burimin e këtyre parave. Në raportin e shpenzimeve që Partia Demokratike ka dorëzuar në KQZ për vitin 2017, nuk figuron një shpenzim i tillë. Paratë e paguara nga PD kanë shkuar për kompanitë “Stonington Strategies”, “Muzin Capitol Partners” dhe “Biniatta Trade LP”. Pagesa për lobim në SHBA, PD ka bërë edhe gjatë kohës kur ishte në “Çadrën e Lirisë” përpara Kryeministrisë. Pjesë e pagesave të këtyre kontratave, krahas suportit politik nga DASH, ka qenë edhe mundësimi i një takimi të kryetarit të PD, Lulzim Basha me presidentin e SHBA, Donald Trump, takim ky i zhvilluar në një mbrëmje për mbledhje fondesh në Uashington vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. Për këtë skandal, Prokuroria nisi hetimet, por deri më tani nuk ka dalë asnjë përgjegjës para gjykatës.

Shpenzimet e Partisë Demokratike për katër vite

Bilanci financiar për vitin 2014
Totali i të ardhurave 58 215 343 lekë, 57 800 343 lekë nga buxheti i shtetit

Shpenzime personeli, 15 696 324 lekë

Pagat, 13 698 016 lekë

Sigurime shoqërore, 1 998 308 lekë

Amortizimi, 7 608 503 lekë

Rënia në vlerë (zhvlerësimi) 7 608 503 lekë

Shpenzime të tjera, 21 896 786 lekë

Bilanci financiar për vitin 2015
Totali i të ardhurave, 71,450,573 lekë, 71,340,573 lekë nga buxheti i shtetit

Shpenzime të tjera, 114,122,527 lekë (shkak fushata zgjedhore)

Shpenzimet personeli, 19,022,310 lekë

Pagat, 16,426,019 lekë

Sigurime shoqërore, 2,596,291 lekë

Rënia në vlerë (zhvlerësimi), 7,852,083 lekë

Amortizimi, 7,852,083 lekë

Totali i Shpenzimeve, 140,996,920 lekë

Bilanci financiar për vitin 2016
Totali i të ardhura, 57,179,867 lekë, të gjitha nga buxheti i shtetit

Shpenzime të tjera, 22,463,304 lekë

Shpenzime personelit, 29,872,992 lekë

Pagat, 25,776,368 lekë

Sigurime shoqërore 4,096,624 lekë

Rënia në vlere (zhvlerësimi) 7,852,083 lekë

Amortizimi, 7,852,083 lekë

Totali i shpenzimeve, 58,581,001 lekë

Bilanci financiar për vitin 2017
Totali i të ardhura, 131 227 528, kontributet 22 889 253, kuotat e anëtarësimit 181 145 lekë, buxheti i shtetit 108 157 230 (vit zgjedhor)

Fushata zgjedhore, 97 2018 467

Shpenzime administrimi e të tjera të përgjithshme, 61 625 050 lekë

Totali i shpenzimeve, 158 843 517 lekë

Shpenzimet për fushatën 58,197,289 lekë/ Nga Adriatik Doci