Në fjalimin e tyre muajin e kaluar në Mountain View, Google prezantoi tiparet e reja për shërbimet e saj Assistant.
Kjo është rezultat i një softueri të përmirësuar të njohjes së zërit nga Google që i afrohet nivelit njerëzor të kuptueshmërisë.
Sipas Mary Meeker, një analiste nga KPCB, motori i Google arriti njohjen 95% të saktë, që është një nivel i njëjtë me njerëzit.
Shkalla e njohjes u rrit për 20% në katër vjet dhe do të vazhdojë të rritet që kur Google tani ka njohje me zë edhe në Google Translate dhe kompania do të vazhdojë mbledhjen dhe analizimin e të dhënave zanore.
Analisti gjithashtu ndan statistikat se zëri po fillon të zëvendësojë të shkruarit në pyetjet online, me 20% të hyrjeve të bëra nëpërmjet zërit vitin e kaluar.
”Edhe nëse rritja e internetit po ngadalësohet në nivel global, në Indi përdoruesit e rrjetit u rritën më shumë se 28% në 2016. Ka vend për përmirësim edhe më të madh, pasi më pak se një e treta e njerëzve në Indi kanë qasje në internet, ose rreth 27%.” tha Meker.