Një person ka humbur jetën nga rënia e një orteku bore në Brezovicë të Kosovës. Lajmi për viktimën është njoftuar nga Agjencia për Mjedisin.
Sipas drejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, viktima është shtetasi Arian Daci, i emëruar zv.ministër për Diasporën në qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj dhe djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.
Mbikëqyrësi i qendrës që i ka angazhuar agjencia, u shpreh se me Dacin ka qenë një person tjetër, i cili ka shpëtuar, duke e nxjerr në çastet e fundit të jetës.
Brezovica është zonë turistike në parkun e Sharrit dhe një destinacion mjaft i parapëlqyer edhe për qytetarët shqiptarë, të cilët preferojnë turizmin malor./Ekskluzive.al