Ish- ministri i Jashtëm Ditmir Bushati përjashton mundësinë e kandidimit për postin e kryetarit të bashkisë në zgjedhjet e 30 qershorit.
“Nuk kam asnjë ambicie lokale. Jemi në proces konsultimi për të përzgjedhur një kandidat.
Fokusi i takimit të sotëm është në lidhje me vendimmarrjen e partisë PS të Asamblesë Kombëtare me detyrat që janë përcaktu, për të fuqizuar praninë tonë në terren dhe të përgatisim strukturat për zgjedhjet e 30 qershorit.
Natyrisht që do të ketë kriter, ne bëjmë sondazhe me opinionin.
Jemi në proces konsultimi për të përzgjedhur një kandidat ose kandidate fituese, por edhe një grup këshilltarësh të bashkisë më të mirët”, shprehet Bushati.