Kanionet e Holtës në Gramsh, pezullimi i investimit në këtë zonë, pas shqetësimit të madh të banorëve ka mbledhur sot në një dëgjesë me banorë të zonës, Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe deputetin e PS-se, Taulant Balla.
Ata po zhvillojnë një diskutim publik me banorët e zonës pikërisht për HEC-in e planifikuar në këtë Kanionin e Holtës. Banorët kane kërkuar nga ministrat një përgjigje të prerë: E ndaloni apo jo, kaq duam, të dimë përgjigje”- ka thëne një nga ata.
Ky HEC-është kundërshtuar nga banorët, ndërsa pak ditë më parë deputeti i qarkut të Elbasanit si dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi se po shihet me përparësi interesi qytetar.
Deputeti Balla i tha përfaqësuesit të kompanisë se duhet të ishte bërë transparencë për zonën shumë kohë më parë.
“I dashur mik, si do hyjnë në kanion ata nëse t’i u bllokon hyrjen në kanion, me not, me polumbar. U them protesta ja vlejti, pasi nëse nuk do protestonit nuk do ishim ne sot këtu me dy ministra. E falënderoj ministren për vendimin që mori jo vetëm për HEC në Holtë, por edhe tek të tjerat që nuk janë vënë në funksion të ekonomisë, një pjesë tjetër që duhen verifikuar në çdo rast. Procesi i pezullimit do të vëzhgojë detaj me detaj të gjithë projektin me garancitë që një qime floku t’i preket kësaj bukuri natyrore do të shkohet në anulim, por çdo aset ekonomik të burimeve natyrore që kemi ta vënë në funksion të zhvillimit të ekonomisë”-tha Balla para banoreve.