osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Socialistët i presin shpresat opozitës: Pushteti merret me votë dhe jo me revolta, prokuroria të nisë hetimet ndaj Sali Berishës

Socialistët i presin shpresat opozitës: Pushteti merret me votë dhe jo me revolta, prokuroria të nisë hetimet ndaj Sali Berishës

Partia Socialiste nuk është e gatshme t’i pranojë kërkesat e opozitës. Pak ditë më parë PD-LSI paralajmëruan protestë në datën 16 shkurt, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe qeveri transitore. Por si i shohin socialistët këto kërkesa të opozitës ndaj qeverisë dhe sa e hapur është që të ulet sërish në tryezë me të për të gjetur një zgjidhje? Deputetët e PS e bënë të qartë dje se diçka e tillë nuk do të ndodhë, qeveri teknike nuk do të ketë dhe procesi zgjedhor do të zhvillohet normalisht, me apo pa opozitën.

Socialistja Klotilda Bushka u shpreh për gazetën “SOT” se opozita duhet të kuptojë që pushteti merret me votë dhe jo me skenare. “Pushteti merret me votë, jo me skenare. Po është e zonja opozita, të mundë mazhorancën në zgjedhje”, tha ajo. Në të njëjtën linjë me të ishte edhe deputeti Sadri Abazi. Po për gazetën, ai deklaroi se mazhoranca nuk ka ndërmend të plotësojë dëshirat e opozitës për qeveri teknike. “E para, opozita është në të drejtën e saj të bëjë protesta, por sigurisht që qeveria është në mandatin e saj të plotë deri në fund.

Kështu që sa herë do opozita qeveri teknike, është e pamundur. Opozita duhet të ketë parasysh që në qeveri vihet me votë dhe iket me votë. Kështu që le të presë opozita sa të vijnë zgjedhjet sepse do ta provojë vetë, ne nuk jemi këtu për të plotësuar tekat e opozitës”, u shpreh Abazi. Ndërsa për përfaqësuesin e PS në Fier, Bujar Çela, thirrjet e opozitës për protesta për të rrëzuar qeverinë janë të kota sepse populli nuk e mbështet më.

“Unë ju siguroj që demokratët nuk do ia arrijnë dot më kurrë qëllimit sepse ata ulërijnë brenda SHQUP-it, por nuk i shkon njeri mbrapa. Asnjeri nuk iu beson më atyre dhe kjo opozitë për mua, është e pashpresë, nuk di më se çfarë kërkon”, tha Bujar Çela.

Hetime për Berishën

Socialistët kishin dje edhe një koment për thirrjet e ish-kryeministrit Sali Berisha për skenarë si të Venezuelës në protestën opozitare. Ata i kërkuan drejtpërdrejt prokurorisë që të marrë masa ndaj Berishës për thirrjet për trazira e destabilizim. Madje për Bujar Çelën, ai duhet të arrestohet para datës 16 shkurt. “Unë shpresoj që prokuroria të veprojë me iniciativë për ta marrë Berishën si të pandehur pa ardhur 16 shkurti.

Nëse kjo nuk bëhet, atëherë unë i pari, që e kam votuar reformën në drejtësi, dyshoj tek ajo. Dhe po të më jepet mundësia për Prokuroren e Përgjithshme që të rishprehem me votë siç jam shprehur, atëherë unë nuk do e jap votën nëse ajo nuk e merr iniciativën të ndëshkojë Berishën pa ardhur 16 shkurti.

Duhet ta arrestojnë këtë të keqe të madhe kombëtare sepse Berisha kërkon gjithmonë trazira, trazira që nuk i shërbejnë as Shqipërisë, as shqiptarëve, as integrimit, por vetëm klanit të Sali Berishës”, u shpreh ai. Edhe Bushka ngarkoi organet e drejtësisë me përgjegjësi që të ndëshkojnë Berishën. “Në Shqipëri koha e skenarëve destabilizues ka ikur një herë e përgjithmonë. Thirrjet kundër rendit kushtetues dhe ligjor janë veprime që ngarkojnë me përgjegjësi penale ata që i bëjnë. Por kjo përgjegjësi duhet të hetohet e vërtetohet nga organet e drejtësisë”, theksoi Klotilda Bushka.

Kurse socialisti Andrea Marto nënvizoi se askush nuk duhet ta marrë seriozisht Berishën. “Nuk duhet marrë seriozisht, sepse Berisha këtë thirrje antikushtetuese e ka përsëritur para çdo proteste të opozitës. Thirrjet e tij janë shpërfillur edhe nga përkrahësit e flaktë të PD. Pushteti nuk mund të merret me dhunë dhe besoj se opozita, këtë fakt, e ka të qartë”, deklaroi Andrea Marto.