Aktorja e preferuar e shqiptarëve, filmat e të cilës me siguri i keni parë të gjithë, është fotografuar duke shitur në rrugë së bashku me fëmijët e saj.
Bëhet fjalë për 43-vjeçaren Angelina Jolie, e cila së bashku me fëmijët po shiste në një tezgë në Los Angeles ushqim organik për qentë.
Fituesja e çmimit Oscar ishte ulur në një cep të tavolinës me tre fëmijët e saj më të vegjël, binjakët 10-vjeçarë Knox dhe Vivienne dhe Shiloh 12-vjeç, duke pritur për të shitur mallrat e tyre.
Kujtojmë që Angelina ka qenë shumë e komentuar dy vitet e fundit për divorcin nga Brad Pitt dhe luftën e tyre për të fituar kujdestarinë e fëmijëve.
“field-item even”>