osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Motrat italiane që zbukuruan shqiptaret

Motrat italiane që zbukuruan shqiptaret

Raimonda Shundi Dervishi rrëfen historinë e rrallë të dy motrave italiane që nxitën frymën e estetikës dhe parukierisë në Shqipëri. Pse Ana dhe Lucia nuk patën asnjëherë lidhje dashurie me djemtë shqiptarë dhe radhët e gjata të grave tiranase për t’u zbukuruar

Në një kohë kur femrat shqiptarë të pasluftës, i kishin mundësitë dhe informacionet e kufizuara përsa i përket përsosjes së pamjes fizike, në Shqipëri vjen një puhizë e re për bukurinë femërore. Bëhet fjalë për dy motrat italiane, parukieret e dërguara në Shqipëri, që Raimonda Shundi Dervishi risjell në kujtesën e atyre që e kanë jetuar atë periudhë, si dhe për brezat e tjerë që të kuptojnë se ç’ndodhte në atë kohë me femrat në Shqipëri. Sigurisht, që siç edhe Shundi rrëfen kushtet ekonomike asokohe ishin të vështira, mjetet të pakta, por asnjëra nga këto nuk e fikte dëshirën për t’u dukur sa më mirë. Shundi tregon edhe misterin pas dy motrave italiane, Ana dhe Lucia, që sot duhet të jenë zonja mbi të ’90-tat.

Pse dy parukieret sharmante nuk preferuan të krijonin lidhje në Shqipëri?! Mes dëshirës për të zbukuruar femrat, si dhe për t’u mësuar atyre edhe zanatin pse jo, në një kohë varfërie ekstreme, në pritje të riatdhesimit, as për dy motrat italiane nuk munguan sfidat. Raimonda shpalos dy anët e medaljes së një periudhe, kur tifoja kishte mbërthyer vendin për shkak të mungesës së kushteve minimale të higjienës dhe një dëshire të femrës shqiptare, që dëshiron të duket bukur…

Ato quheshin Ana dhe Lucia. Parukieret e ardhura nga Italia të cilat jetuan deri rreth viteve ‘80 në zonën e tregut pranë Medresesë, ndërkohë që prisnin momentin e largimit përfundimtar në vendin e tyre të lindjes. Beqaret sharmante, të kuruara dhe misterioze jetonin me tiranasit që nga vitet ‘44 në Shqipërinë e pasluftës. Njëra bionde, Lucia dhe tjetra Brune, Ana. Anka (kështu e thërrisnin tiranasit) ishte më e madhja dhe më e zonja në profesion, sipas asaj që besonin klientët e tyre. Motrat italiane nuk kishin asnjë histori dashurie me djemtë shqiptarë, madje edhe bisedat me vendaset i kishin të limituara. Shqipërinë e njohën në momente kur Italia sillte së bashku me mallrat edhe specialistët e saj.

Kujdesi për flokët nuk shihej si profesion, por si hobi apo zbavitje në kushtet e shtëpisë. Në vitet e pasluftës, ballafaqimi dhe eksperiencat perëndimore ishin të çmuara për Tiranën e mbyllur, sidomos për stilin, të bukurën, apo tendencën e kohës. Sallonet e bukurisë nuk ishin të aplikueshme për kulturën e vendit, ndërsa vajzat, të cilave pasioni i thërriste drejt asaj bote, me informacionet e rrëmbyera shkarazi nga ndonjë evropiankë, apo pse jo edhe ndonjë katalog i ardhur nga “Oksidenti” (kjo deri në momentin që i hoqën nga qarkullimi kontrollet ndaj tyre). Vajzat tona provonin të bënin më të bukur veten apo mikeshat në lojërat mes tyre, e më pas në festat e ndryshme familjare.

Motrat, punën e kishin shumë të shenjtë dhe kjo reflektonte në format e ndryshme që praktikonin te klientet, duke bërë të nisë një tjetër kohë për banorët mikpritës e kuriozë. Mungesa e trajtuesve apo edhe e solucioneve ndihmëse në parukeri u zhvillonte fantazinë, duke përdorur mjete rrethanore për të krijuar onde ose ndonjë model inspirues të dashur për kohën. Kemi dëgjuar për metodat natyrale të tyre deri sot, teksa prindërit na kujtojnë se si motrat përdornin limonin si një nga produktet çelës të preferueshëm për të ngrirë kaçurrelat ose për të fiksuar modelin. Në vitet 50’ ishin shumë të dashura kaçurrelat dhe kombinacionet e tyre në kurorën e kokës.

Ngrirja në ballë e një ondeje, që të sjellë në mend personazhet e fuqishëm të femrave të Hollyëood-it në vitet që i referohemi, nisëm ti hasnim edhe te vajzat tona. Birra ishte shumë e praktikuar për ondulacionin, por motrat Italiane kishin limonin si gjetjen autentike, pasi i besonin aftësive magjikë të këtij fruti. Kalimi i viteve Shqipërinë e bënte edhe më të varfër. Gjithashtu edhe puna e motrave vështirësohej duke nxjerrë në pah dëshirën e largimit.

Banjat e munguara

Në ato vite kur motrat u shpërngulën në Shqipëri, nuk praktikoheshin banjat brenda shtëpive, e jo më në ambientet e punës sidomos ku kishte femra (rrobaqepësi, parukeri). Punonjësit kur i zinte halli, nxitonin të shkonin deri në banjën e vetme publike, që ndodhet edhe sot monumenti “Partizani i panjohur”. Aty banjat ishin vetëm dy gropa septike dhe hallexhinjtë duhej të paguanin fillimisht kovën e ujit, e më pas vijonin. Edhe shtëpitë tiranase kryesisht ishin të konceptuara me banjat jashtë banesës me gropa të tilla. Gjithçka komplikohej në momentin që këto gropa mbingarkoheshin dhe duhej të pastroheshin. Të zotët e shtëpisë thërrisnin punëtorët dhe ata me kova ndër duar dhe me duar ngarkonin e shkarkonin gropat e tej-mbushura duke spërkatur gjithë vendin deri sa ti spostonin në autobotin që mbahej nga kuajt jashtë shtëpisë. Në këto kushte, tifoja po bënte kërdinë.

Mohimi i dashurisë me shqiptarë

Motrat italiane, së bashku me profesionin, mundësonin edhe shfaqjen e një tjetër realiteti të huaj për gratë vendase, higjienën dhe kurimin për veten. Rreth viteve 80’ situata ekonomike ishte alarmante. Kokrra e limonit ishte e çmuar, por gratë duhej të bëheshin të bukura pavarësisht mungesave. Motrat tashmë ishin mësuar me truket e profesionit dhe kërkonin vazhdimisht për të bërë diçka më shumë në prezantimin e ditëve speciale, ndaj ato vazhdimisht krijonin dhe sillnin alternativa të reja në vendin e egër të shqipeve. Fillimisht dyqani i tyre ndodhej në ish-hotel “Vjosa” në krah të Pallatit të Kulturës. Të dyja punonin pa fund, por pa krijuar kofidenca me klientët kuriozë. Korrekte, të heshtura dhe të lidhura me fëmijët e vëllait të martuar me një vendase, ato pritën gjatë deri sa ri-atëdhesimi u bë fakt. Nuk u panë asnjëherë me ndonjë lidhje dashurie. Flitej se vajzat bukuroshe nuk i preferonin djemtë e pakujdesshëm shqiptarë.

Radhët e gjata e grave tiranase për t’u zbukuruar tek motrat italiane

Qëllimi i ardhjes së në Shqipëri për dy motrat parukiere, Ana dhe Lucia ishte lidhur me aspektin ekonomik dhe ashtu mbeti deri në fund. Vajzat dhe gratë tiranase tradicionalisht kujdeseshin vetë për ditën e rëndësishme të festave të tyre, madje emrat që i bënin këto shërbime specifike thërriteshin për të sistemuar edhe vajzën në ditën e martesës së tyre. Kur motrat hapën të parin dyqan parukerie, nxitën aspirantet për parukiere të ishin nxënëset e para, duke e kthyer në një profesion të ri për qytetin. Klientet nisën të ishin çdo ditë e më shumë në dyqanet e tyre, ndaj tashmë lista e orareve bëhej e gjatë dhe e papërballueshme.

Nisma e re e pushtetit popullor në vitet 45-50

Pas luftës, pushteti i ri popullor përdorte metoda të reja të shpërndarjes dhe të organizimit të zanatçinjve të pakët. Inxhinierë kishte një, më së shumti dy. Pjesa tjetër shtëpinë e ndërtonte vetë. Për rrobaqepësve zanatçinj e sidomos atyre që ishin të shkolluar u kërkohej të sillnin ç’ka kishin në shtëpitë e tyre që punonin si privat (makina qepëse, hekura etj.) për t’i grumbulluar e për të ngritur dyqanet e para.

Privati i frikësuar se nëse nuk i bindej urdhrave u konfiskoheshin mjetet e punës, iu nënshtruan këtij presioni, duke bërë që biznesi privat të zëvendësohej me atë kolektiv. Kjo bëri që motrat të ndaheshin me kalimin e viteve, pasi ishin kuadro të kualifikuara, duke u shpërndarë në dy pika të ndryshme. Dyqani u spostua në kryqëzimin e Rrugës së Barrikadave dhe anës rrugës së Dibrës, diku pranë 9- katësheve, ndërsa Lucia, te zona e ish-hotel “Drinit”. Sot mosha e tyre korrespondon me 95 vite jetë, nëse perëndia ka dashur të shijojë pleqërinë në vendin dhe traditat e tyre, por për gratë e këtij brezi, motrat Italiane vazhdojnë ende të kujtohen siç edhe unë e nxitur nga nënë Poli po jua kaloj edhe ju, lexuesve të mi.