osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bledi Mane: Nxirrjani kunatin dhe fusni në burg Artur Zhejin!

Bledi Mane: Nxirrjani kunatin dhe fusni në burg Artur Zhejin!

Nga Bledi Mane

E mori më qafë, e përdori, e shtrydhi, e rropi dhe tani po e le të lëngojë në qelitë e ftohta të një burgimi pa fund. Askush, askush madje edhe komshinjtë apo çunat e lagjes nuk e kishin dëgjuar kurrë emrin e tij dhe as ia kishin parë fytyrën. Një djalë i qetë hallexhi që i ra për pjesë një krushqi babëzie.

Aleks Qurduka e kishte harruar fati në frigoriferin e kohës dhe aty mes kallkanit të vetmisë, nuk shqetësonte askënd. Merrte frymë, hante, flinte, zgjohej përsëri, lexonte horoskopin dhe dremiste sërish. Deri sa një ditë, burri i motrës së tij, kunati plak me yndyrë në mjekër prej paidhaqeve qyl dhe yndyrë në karakter edhe prej cinizmit organik, kunati pra, gjithologu Artur Zheji e nxjerr nga frigoriferi i harresës dhe ia çon Ilir Kryemadhit dhe Monika Metajt. Këta të dy nuk ia vonuan qokën dhe kunatin e Artur Zhejit, Aleks Qurdukan e katapultojnë në postin e Drejtorit të Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan. Një pozicion pune pranë ministrisë së Transporteve ku u menaxhuan për 3 vjet 78 milionë euro.

Por si gjithmonë, Aleks Qurduka, kunati i leshtë i leshatorit Zheji nuk e ndryshoi trajektoren e kllapisë në të cilën e ka sistemuar Nëna Natyrë. Dremiste më bythë në karrigen e ofruar dhe me porosi të kunatit mësoi të firmosë shkresat e të vjedhë pafund. Partia LSI tashmë e njohur botërisht për ndarje parcelash, ia dha me gjithë shpirt ekskluzivitetin e abuzimit kunatit të Zhejit duke marrë mbrapsht favore mediatike dhe avokati prej djalli në ekrane, portale, radio apo megafanë zhurmues. Këtu fillon edhe inoçenca, pafajësia e kunatit. Firmoste dhe vidhtte paranë publike e nuk e përvetësonte por ia dorëzonte. Ia dorëzonte partisë dhe pjesën më të madhe burrit të motrës. Dhe e destinuar për haramllëk, paraja që duhet të ndërtonte rrugën nacionale, përfundonte në kazinotë e Tiranës. Artur Zheji tashmë njihet si një i sëmurë kronik që gdhihet dhe ngryset nëpër kumare lagjesh, nëpër Apexa gangsterësh dhe pa gjetur kurrë forcën ti largohet vesit si djalli thimjamit, gjeti forcën të menderoste dhe groposte vëllain e gruas së tij.

Aleks Qurduka pavarësisht se molepsi me duart e tij infrastrukturën nacionale dhe përfundoi i prangosur, përsëri duhet të lirohet e të pafajësohet. I dhanë garanci politike dhe ligjore se kurrë nuk do prekej. I dha garanci edhe partia edhe krushqia se asnjë audit, asnjë prokurori dhe asnjë gjykatë nuk do turbullonte kënetën e krimit të krushqisë por tashmë që grepat po kapin peshqit e mëdhenj është bërë pishman dhe po ulëret për drejtësi aty brenda qelive të burgut. Lirojeni se nuk ka faj, hiqjani litarin prej fytit të shprehet e të flasë lirshëm.

Ndjeni pak mëshirë se burgu nuk pranon individë me mbiemra qesharakë si Qurduk qurraveci dhe qaramani. Burgu nuk është për kunetërit, burgu është për burrat. Erdhi koha që Artur Zheji ti dorëzohet drejtësisë dhe me këtë rast lan mëkatet mediatike 20 vjeçare, me këtë rast lan edhe yndyrën që ka në mjekër, në trup, në tru e në shpirt…

Lironi dhe amnistoni Aleks Qurdukan se pasnesër është festa e 8 marsit, festa e grave!