Sfida filloi në një atmosferë impozante në Emirates.
Shkodran Mustafi u la në stol, por u inkuadrua në minutën e 21-të pa lëndimit të Sokratis. Ai performoi me Granit Xhakën deri në fund të takimit.
Iniciativa jo e qartë e Arsenalit në sulm i dha hapësira Unitedit që shfrytëzoi situatën me Alexis Sanchez që u tregua i ftohtë pas një topi nga Romelu Lukaku për të shënuar për 1-0 (31′).
Vetëm dy minuta më vonë një tjetër kundërsulm e sheh Lukakun në pozitë të mirë, duke pasuar kështu te Jese Lingard që me qetësi shënoi për 2-0 dhe epërsinë solide në pjesë të parë.
Arsenali sulmoi dhe arriti të gjejë golin e shpresës me anë të Pierre Emerick – Aubameyang (43′).
FIllimi i pjesës së dytë ishte edhe më intensiv me Arsenalin që vazhdimisht sulmoi.
Ozil dhe Guendouzi u inkuadruan në lojë, por as pas këtyre lëvizjeve të Emeryt nuk kishte gol për vendasit.
Dhe, kur nuk shënon dënohesh, e kështu Anthony Martial u gjet më së miri në minutën e 82-të për të mos falur Topçinjtë dhe për t’i eliminuar nga FA Cup me rezultatin përfundimtar 3-1.
Me këtë fitore Manchester United arrin fitoren e tetë radhazi, që është seria më e mirë këtë edicion për Djajtë e Kuq, të cilën do të tentojnë ta vazhdojnë edhe në ndeshjet e radhës në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve. Arsenali kështu eliminohet nga FA Cup. /Telegrafi/
Lukaku becoming a POGBA passing
#ARSMUN sanchez goal video pic.twitter.com/GrkJBAvGzf
— Muhsin 🇰🇪 (@Muhsinbille) January 25, 2019