Sot një lajm tronditës e për të mos thënë fyerës dhe shpërfillës për SHBA-në: Agron Gjana një prokuror nga më të përfolurit, të cilit i është ndaluar dhe hyrja në SHBA, emërohet nga shoqja e klasës, sot kryeprokurore Arta Marku, kryeprokurori i Tiranës. Një zhgënjim i madh dhe një degradim i vetingut, si një lojë ku askush nuk do të humbasi, por jetë thjeshtë do jet një dordolec për gjyqtarët dhe prokurorët frikacak, që të largohen vetë, megjithëse kanë kryer krime nga më të rëndat, duke shitur dhe blerë jetë njerëzizh pa i’u dridhur dora dhe qerpiku, e për t’i siguruar se nuk do i’u hyjë asnjë gjemb në këmbë.
Vërtet e ka kaluar provën e Vettingut Agron Gjana?! Shkoni pyesni qytetarët e Durrësi, atje ku ishte i komanduar nga Adriatik Lllalla si kryeprokurorë e që miku i tij kurrë nuk guxoi ta emëronte! Nëse prokurorë si Agron Gjana kalojnë vetingun dhe gradohen, atëhere i kishim mirë plepistat dhe paçavuret me brekë nëpërkëmbë, që përfaqësoniin drejtësinë.
Por kush është Agron Gjana, që sëbashku me grupin “Llalla” të përbërë nga Rovena Gashi, Besim Hajdarmataj, Petrit Fusha dhe vetë Tiku i’u ndalua udhëtimi dhe përse i’u ndalua?!
Në shkresën e ambasadës ngrihen dyshime se, Agron Gjana mund të mos kthehej në Shqipëri dhe se do ta përdorte këtë vizë, për arsye emigrimi.
Sipas ambasadës, Gjana nuk kishte demonstruar se ka lidhje të forta, që do ta detyronin të kthehej sërish në Shqipëri, pas vizitës në SHBA. Kjo është një përgjigjje tejet e diplomatike, sepse një aplikant që shkon me një shërbim zyrtar dhe është i pabesueshëm, se mund të kthehet dhe dyshohet se do të emigroi në SHBA, duhet të ketë motive dhe arsye shumë të forta.
Aq më tepër kur flitet për një përfaqësues të sistemit të drejtësisë dhe kryeprokuror, në një nga qarqet më të rëndësishme të Shqipërisë’.
Më poshtë përgjigja që ambasada i ka dhënë zyrtarisht prokurorit Agron Gjana:
LETRA E PLOTE
I dashur zoti Gjana,
Kjo është për t’ju informuar se nuk jeni gjetur i përshtatshëm për një vizë jo imigruese nën seksionin 214(b) të ligjit amerikan për imigrimin.
Një mohim sipas seksionit 214(b) do të thotë se nuk arritët të demonstronit se aktivitetet tuaja në SHBA ishin në përputhje me klasifikimin e vizave jo emigruese për të cilën ju aplikuat, ose që informacione shtesë dolën në dritë pas intervistës tuaj për të mbështetur mohimin e vizës sipas seksionit 214(b).
Teksa çdo klasifikim për vizat jo emigruese ka kërkesat e veta, një kërkesë për çdo kategori vizash joemigruese është që aplikanti të demonstrojë se ai ose ajo ka një rezidencë në një vend të huaj të cilën nuk ka qëllim që ta braktisë.
Aplikantët zakonisht i përmbushin këto kërkesa duke demonstruar se kanë lidhje të forta jashtë SHBA-ve dhe se do të kthehen në vendin e tyre pas një vizite të përkohshme në SHBA.
Këto lidhje përfshijnë ato profesionale, pune, shkolle, familje, ose lidhje shoqërore në vendin e tyre. Ju nuk keni demonstruar se i keni këto lidhje që do t’ju detyronin të ktheheshit në vendin tuaj pas vizitës në SHBA.
Vendimi i sotëm nuk mund të riapelohet. Sidoqoftë ju mund të riaplikoni në çdo kohë. Nëse vendosni të riaplikoni duhet të dorëzoni një aplikim të ri dhe foto, pagesë për aplikimin serish dhe një datë për intervistim në zyrën konsullore.
Nëse zgjidhni të riaplikoni duhet të përgatiteni për të ofruar informacionin që nuk u prezantua në aplikimin tuaj ose që të demonstroni që rrethanat tuaja kanë ndryshuar që nga aplikimi.
Në fakt tani rrethanat kanë ndryshuar dhe është pikërishtë Arta Marku që i’u theu besimin shqiptarëve duke emëruar një “llallist” në krye të prokurorisë më të madhe të vendi, personin “non grata” të SHBA-së.
A thoni se është një lajthitje apo një shuplakë ndaj Lu-së dhe SHBA-së apo Arta Marku ishte një iluzion për shpresëhumburit e drejtësisë?! Presim që Agroni të aplikoi përsëri për vizë amerikane!/Eksluzive.al