Ndoshta për asnjë arsye nuk do ishin parë së bashku tre ish- ministrat Ahmetaj, Tahiri dhe Xhafaj. Megjithatë kryeministri i ka bashkuar ata dhe madje i ka dërguar në Gjermani. Jo në një fluturim të zakonshëm ajror, por në një ekspozitë pikture.
Fotot e siguruara nga Opinion.al sjellin pikërisht disa nga punimet e kësaj ekspozite që kryeministri ka hapur këto ditë në Berlin. Sikurse shihet, punimet e ekspozitës janë kryesisht imazhe të cilat Rama i vizaton mbi axhendën e tij të punës e që shpesh lidhen edhe me impenjimet e tij të përditshme.
Edhe në rastin konkret emrat e tre ish- ministrave, të shkruar mbi një letër të vogël konturuar mes ngjyrave janë nisur drejt Berlinit. Nuk dihet çfarë i ka lidhur bashkë emrat e Ahmetaj, Tahirit dhe Xhafës, po të kemi parasysh faktin, që ata nuk kanë qenë në qeveri të tre njëkohësisht. Kujtojmë që Xhafa zëvendësoi pas largimit, Tahirin.
Çfarë ka dashur të thotë Rama me këtë kombinim?
A është ky kombinim i rastësishëm apo ai i ka vendosur me qëllim aty?