Policia e Guirnesit mbylli kërkimet për gjetjen e avionit ku udhëtonte futbollisti argjentinas, Emiliano Sala, pas 72 orë kërkimesh.
Por është motra e lojtarit që duhet të mbërrinte në Kardif, ajo që kërkon nëpërmjet një videomesazh që operacioni për gjetjen e vëllait të saj të mos ndërpritet.
E dëshpëruar ajo i ka bërë thirrje të gjithëve të jenë në kërkim.
“Përshëndetje të gjithëve. Jam Romina Sala, e motra e Emilianos. Ju kërkoj të gjithëve, ju lutem, të ndihmoni me ndonjë postim në rrjetet sociale, me ndonjë status apo foto, të kërkoni që të vazhdojnë kërkimet. Duhet ta gjejmë atë, më jepni forcë, ju lutem. Më ndihmoni, ai është gjallë! Ju përgjërohem më ndihmoni.” – shprehet e motra e sulmuesit të zhdukur, Emiliano Sala. D. L