Shumë prej vajzave të ekranit do të dilnin me bikini në mes të dëborës, por jo Luana Vjollca.
Moderatorja ka përshëndetur ndjekësit e saj në Instagram, me kartolinën e saj të veçantë të dimrit.
Bukuroshja e ekranit shfaqet e veshur me pizhama në mes të rrugës.
Moderatorja ka ngritur dy gishtat lart dhe ka pozuar me syze dhe kapuçin e pizhamave.
Interesant është përshkrimi i kësaj fotoje nga Luana, e cila ka shkaktuar shumë të qeshura në Instagram.
“Kartolina ime e dimrit : Pizhama, Borë, Makinë e palarë. Uuu edhe unë e veshur si një lopë”, shkruan moderatorja duke iu referuar dizajnit të pizhamave.