Anëtari i Kryesisë së PD Tomor Alizoti ka theksuar se Partia Demoktarike sot është në ditët më të vështira.
Ai tha se është surprizuar nga ata që e votuan.
“Unë nuk jam as me Bashën e as pa Bashën, unë jam anëtar i Kryesisë së PD. Unë jam surprizuar dhe jam i habitur nga ata që më votuan.
Nëse demokratët dhe nëse shqiptarët nuk besojnë tek PD , kjo parti do ta ketë shumë të vështirë. Njerëzit janë të lodhur nga politika. Nëse PD nuk sjell një alternativë do ta ketë shumë të vështirë të vijë në pushtet. PD nuk është në ditët me të mira. PD është në ditët më të vështira.
Unë mendoj se protesta në Shqipëri janë të domosdoshme sepse vendi është drejt një rrënimi ekonomik. Papunësia është e madhe dhe qeveria nuk diskuton për problemt reale por flet për gjëra absurde. Nëse njerëzit vijnë pas kësaj force dhe mbështesin PD atëherë Rama mund të rrëzohet”, tha Alizoti në abcnews.