Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i ka dërguar një letër përfaqësive diplomatike të akreditura në Shqipëri, ku i vë në dijeni për përbërjen e re të Këshillit të Ministrave. Në letër thuhet se Kryeministër dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme është Edi Rama.
Në letër vihet në pah se ‘de fakto’ ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme është Gent Cakaj.
“Gjithashtu prej datës 23 janar 2019, Kryeministri dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Edi Rama i delegon zyrtarisht zotit Gent Cakaj kompetencat e plota të ministrit për drejtimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe për përfaqësimin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë”- thuhet ndër të tjera në letër.