Një informacion na ka ardhur nga mbledhja e “pedagogëve të irrituar”. Qytetari është një pjesmarrës në këtë tubim dhe bën këtë dononcim, duke kërkuar mendimin e komentuesve për këta pseudopedagog, që sipas tij “duan të na imponojnë axhendat e tyre politike”
Ja çfarë shkruan denoncuesi:
Përshëndetje stafi i Ekskluzive!
Sot u zhvillua një mbledhje e ashtuquajtur “e pedagogëve” të fakulteteve të Universitetit të Tiranës, për t’ i parashtruar qeverisë kërkesat e tyre.
Por që në fillim, duket se organizimi nuk është fare akademik, por krejtësisht politik.
Ja se cilët janë “organizatorët” e kësaj pseudo-mbledhjeje:
1) Me Numrin 1 është shënuar Rezart Prifti – anëtar i këshillit kombëtar të PD
2) Me numrin 2 është Mark Marku – ish deputet i PD-së nga viti 2009 deri në vitin 2013
3) Me numrin 3 është Jani Marka, të cilin studentët në dhjetor e përzunë nga protesta e tyre, në mënyrë që të mos ta politizonte protestën. Jani Marka është përfaqësues i partisë politike të quajtur Organizata Politike, parti e cila drejtohet nga i famshmi Arlind Qorri, i cili është përpjekur që në fillim që të ndikojë në protestën e studentëve.
Shpresoj që komentuesit tuaj të nderuar të kenë mundësi të identifikojnë të tjerë organizatorë të tjerë politikë, të cilët, të fshehur nën petkun e pedagogut, duan të na imponojnë axhendat e tyre politike.
Më poshtë keni foton e këtyre pseudo-organizatorëve politikë që duan të fshihen nën statusin e pedagogut, por duke kryer një aktivitet të mirëfilltë politik./Ekskluzive.al