osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shkundje “të fuqishmëve”: Kulisat me emrat që syojnë SPAK-un

Shkundje “të fuqishmëve”: Kulisat me emrat që syojnë SPAK-un

Deri më tani janë vetëm dy kandidatë, prokurorët Klodian Braho dhe Besnik Muçi, që janë pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilët kanë shfaqur interesin të jenë pjesë e SPAK. Në kushtet kur prokurorët kanë afat deri më 7 shkurt, që të paraqesin kandidaturat për në SPAK, e kur numri i pretendentëve vijon të jetë i pakët, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përsëritur thirrjen për prokurorët. Një thirrje që më herët u dha edhe nga ndërkombëtarët, por që ende nuk ka mbërritur në veshët e njerëzve që do të hetojnë të fuqishmit.

Megjithatë nëpër korridore po përfliten edhe emrat e mundshëm që do të pranojnë të jenë pjesë e sfidës më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Gazeta “Si” shkruan se po bëhen gati për të shkuar prokurorë në SPAK, Alma Felaj, kunata e deputetes të PS-së, Ermonela Felaj, e cila aktualisht është zëvendësdrejtuese në Prokurorinë e Durrësit, apo Arben Karaja, i cili e ka kaluar Vettingun dhe aktualisht është prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ai njihet si prokurori që hetoi ish-ministrin e Transporteve Lulzim Basha, aktualisht kryetari i Partisë Demokratike, për aferën e Rrugës Durrës-Kukës. Mes atyre që përfliten dhe që thuhet se ka mbështetje edhe jashtë vendit është edhe prokurori Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë e Apelit, Tiranë i cili përfaqësoi akuzën e shtetit në Apel për tragjedinë e 21 janarit.

Por, në tavolina kanë shprehur ambicie dhe kanë treguar se u ishte premtuar SPAK edhe krahu i djathtë i Arta Markut, Alketa Zifla që me herët ka qenë prokurore në Tiranë dhe në Fier, apo Afrim Shehu prokuror në Durrës, për të cilin thuhet se nuk ka mbushur ende 10 vjet në këtë detyrë pasi me herët kanë qenë oficer i policisë gjyqësore.

Në të njëjtin grup të Arta Markut, flitet edhe për prokuroren tjetër të Durrësit Ornela Rrumbullaku që gjithashtu ka mbështetje të fortë nga klani ‘Marku”, sikurse edhe prokurori Edmond Kaloshi. Asnjëri prej tyre nuk është aktualisht prokuror i Krimeve të Rënda dhe askush nuk e shpjegon dot se si do të realizohet kjo gjë.

Megjithatë, ajo që kuptohet është se prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme i ka surprizuar të gjithë me lëvizjet e saj për të marrë edhe sërish vetë drejtimin e organit të akuzës, për aq sa ajo fitoi gjatë votimeve për në KLP, duke futur në Këshill krahun e saj të djathtë si anëtar. Zërat thonë se do të jetë ai që do të luftojë për vota kur të vijë fjala tek planet afatgjata, jo vetëm për në SPAK, por edhe për postin tjetër të prokurores së përgjithshme.

Listës së atyre që po lobohet dhe që thuhet se iu është premtuar SPAK, nuk i mungon as Donika Prela, e cila sipas burimeve nëse e kalon Vettingun, do të garojë bindshëm për të marrë drejtimin e SPAK, me një pretendent tjetër, po me mbështetje zotin Arben Krajën. Dhe ndërsa korridoreve përfliten edhe emra politikanësh që i mbështetin dhe skemash që kanë nisur ethshëm, në listën e mësipërme thuhet se janë edhe dy prokurorë aktualë të Krimeve të Rënda, Dritan Prençi dhe Vladmir Mara, të njohur ndryshe si prokurorët e Habilajve dhe të Saimir Tahirit.