Në rrjet gjenden lehtë pamjet e “Fevzos” (kështu i thërrasin miqtë drejtuesit të Opinion) me shkop në dorë në studion e TV Klan, duke u shpjeguar me zell shikuesve të tij se si një “plak me flokë të bardha” ekzekutoi Ziver Veizin me “çadër pistoletë” në 21 janar.
Në tetor 2015 deputeti Braçe i thoshte Fevzos:
“Të të kërkojë llogari Fejziu për vrasësit e 21 janarit, tamam ai Fejziu që tha në emision se Ziver Veizin e vrau një plak flokëbardhë me çadër, kur gjithë dynjaja shihte se si gardisti këputi atë dhe Hekuran Dedën, ky është kulmi. Palaçollëku ka fytyrë dhe zë”.
Një lloj demence publike e hasur gjithmonë e më shpesh i ndihmon tipat si Fevzo të vetëshërbehen si flamurtarë qëndrimesh të kundërta me ato që po vetë kanë mbajtur më parë.
Madje të bëjnë edhe viktimën më pas.
Mero Baze përshembull e vuri qartë në dukje një sjellje të tillë, në tetor 2014 pas një emisioni të Fevzos mbi temën e përgjimeve. Shkruante Baze:
“Kur protesta mbaroi dhe Berisha po hamendej të vriste, erdhi një SMS nga Edi Rama dhe Preç Zogaj njëkohësisht. Më pyesnin se çfarë po ndodhte para dyerve të Kryeministrisë, meqë unë po rrija bashkë me kolegët e mi tek “Kullat Binjake” përballë derës. U ktheva përgjigje me humor të zi, duke u thënë se njerëzit po largohen prandaj “dërgoni dikë t’i bëjë shurrën tek dera e Kryeministrisë dhe ikni”.
Disa javë më vonë, Fatos Lubonja, i cili për shkak të punës i duhet të rrijë në mjediset e TV Klanit, bëri një shkrim për 21 Janarin, ku akuzonte Ramës se mori mendtë e atyre që e këshillonin “të bënin shurrën tek dera e Kryeministrisë”.
Unë nuk e kisha bërë publike SMS-në. Nga e dinte Lubonja çfarë kisha komunikuar unë me SMS? E vërteta ishte se SMS ishte përmendur në mjediset e TV Klanit, d.m.th që përveçse ishte përgjuar Rama, ose unë, ajo dhe ishte qarkulluar nga përgjuesit dhe shantazhuesit publik të regjimit. Tani përgjuesit tanë publik dhe denoncuesit tanë, bëjnë rolin e viktimës së të përgjuarit – shkruan Baze.
Po kush janë përgjuesit publikë të regjimit sipas Bazes?
“Më të shquarit kanë qenë çifti “2F”, Fevziu-Fragaj. Frangaj ishte ai që mbante nën terror çdo menaxher reklamash apo kompani që guxonte të çonte një reklamë tek Tema, Dita apo për një farë kohe dhe tek TCH”, shkruan Mero Baze /January 20, 2016